E hënë, 18 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Rama e mbajti sekret, zbulohet shteti që na dha vaksinat anti-Covid

Në deklaratën për media, kryeministri Rama hezoi që të percillte emrin e shtetit që na ka ndihmuar me dozat e parë të vaksinës anti-Covid. Më herët ishte përfolur në media se ishte Greqia që na kishte ‘shtrirë dorën’ për të na dhënë vaksinat aq shumë të kërkuara, por Rama e ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike. “Vaksinimi që nisim sot është fal një bashkëpunimi bilateral me një vend nga BE, por që nuk jam i autorizuar ta them. Meqë është thënë se ky vend është Greqia, më duhet të them se nuk është Greqia”, u shpreh Rama.

“ABC” mëson se vendi që i dha vaksinat Shqipërisë është Austria. Në kohën kur shumë është aluduar në këtë drejtim, thuhet se Austria ka qenë vendi që i ka dhënë Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.

Pak kohë më parë, autoritetet austriake deklaruan se 5% të pakicave, pra vaksinës, do ta shpërndanin për vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri kritikoi ashpër BE, duke thënë se mendoi vetëm për vete dhe jo për Ballkanin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...