Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Misteret e aksidentit, që i mori jetën Gramoz Pashkos dhe 5 të tjerëve

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Misteret e aksidentit, që i mori jetën Gramoz Pashkos dhe 5 të tjerëve

Ai ishte një ndër themeluesit kryesorë, dhe më të përgatitur të Partisë Demokratike. Por ambicja e tij për t’u zgjedhur në krye të PD, do ta çonte në një përplasje të ashpër me Sali Berishën, dhe shumë shpejt në largimin nga partia. Gramoz Pashko, lindi në Ersekë të Kolonjës në vitin 1955.

I ati Josif Pashko, ka qenë një ndër komunistët e spikatur të Grupit të Korçës, dhe pas luftës mbajti poste të larta drejtuese, si deputet, zv.Prokuror i Përgjithshëm, zv/ministër i Brendshëm dhe Ministër i Kontrollit të Shtetit, anëtar dhe sekretar i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës.

E shkuara e të atit, do t’i përmendet si një ”njollë në biografi”, kur do të sulmohet dhe dëbohet nga PD në verën e vitit 1992, së bashku me grupin e të ashtuquajturve “mocionistë” ose “karrigethyer”, siç u quajtën me ironi nga selia blu.

I diplomuar për ekonomi në Universitetin e Tiranës në vitin 1977, ai mbrojti me vonë edhe doktoraturën. Në shtëpinë e tij, u shkrua programi i parë politik i Partisë Demokratike, që pritej të themelohej pas orë pas shpalljes së pluralizmit nga Ramiz Alia.

Ndërsa në qeverinë e parë pas rënies së komunizmit, ai mbajti postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë në qeverinë e stabilitetit, ku nisën të ndërmerren reformat e para tejet të vështira, për kalimin nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut, dhe masat për të nxjerrë ekonominë e vendit nga kriza e rëndë ku ishte zhytur.

Tërheqja e opozitës demokrate nga ajo qeveri, shënoi edhe fillimin e përplasjeve të hapura mes Pashkos dhe Berishës. Ato kulmuan në vitin 1992, pas pas fitores së PD në zgjedhjet e 22 marsit. Në një mbledhje jashtë rradhe, Kuvendi Kombëtar i PD e përjashtoi më 13 gusht nga partia, bashkë me disa themelues të tjerë të PD si Neritan Ceka, Preç Zogaj, Arben Imami etj.

Në fjalën e tij atë ditë, Pashko paralajmëroi ditë të zeza për PD dhe Shqipërinë. “Kam thënë se po instalohet një diktaturë e re! Ju sot po e sanksiononi atë diktaturë. Por mos harroni, se një ditë kjo diktaturë do t’ju përfshijë edhe juve. Përjashtimi juaj më dha fatin që të qëndroj si observues, por më dha edhe trishtimin e madh që nuk arrita dot ta ndal këtë katastrofë”- do të shprehej Pashko, para se të largohej nga salla.

Pashko u bë pjesë e partisë Aleanca Demokratike, ku mbajti sërish poste drejtuese. Gjatë kohës si opozitar, Pashko u survejua vazhdimisht nga SHIK-u i Gazidedes. Berisha u hakmorr në mënyrën më mizore. Pak javë pas dëbimit nga partia, ai urdhëroi zhvarrosjen e të atit Josif Pashko, nga varrezat e Dëshmorëve të Kombit, pa dijeninë e të birit, duke e zhvendosur në Sharrë.

Për 4 vjet ai ka qenë njëri nga këshilltarët ekonomikë të kryeministrit socialist Fatos Nano. Por gradualisht u shkëput thuajse fare nga jeta politike, për t’ju kushtuar më shumë profesionit si lektor dhe ekspert i ekonomisë. Pas një antagonizmi të gjatë mes të dyve, Pashko e pranoi ftesën e Berishës për t’iu ribashkuar PD në vitin 2005.

Ai kandidoi në zonën e tij të origjinës,Kolonjë, por nuk arriti që të zgjidhet deputet. Gjithsesi, u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, por nuk u angazhua më tej në strukturat drejtuese të saj, madje as në qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha, siç pritej nga shumëkush.

Gramoz Pashko ishte me pushime me familjen në Palasë pranë fshatit Dhërmi, në jug të vendit, kur u rrëzua mbi disa shkëmbinj pranë bregut duke pësuar dëmtime të rënda në kokë, dhe më pas përfundoi në ujë, ku u gjet më vonë më vonë pa ndjenja. Ai u gjet nga një fëmijë rreth orës 12.02. Mjeku Kosta Çipa nga Dhërmiu, që mbërriti i pari në ndihmë dëshmoi se “nga goja i dilte shkumë e bardhë, dhe pas frymëmarrjes artificiale vazhdonte të nxirrte ujë. “Pulsin e kishte 3 me 7 dhe trupin krejtësisht të nxirë, çka linte të kuptoje që më shumë se sa i goditur ishte i mbytur”. Rreth orës 15.00 një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë e transportoi nga vendi i aksidentit në Tiranë.

Mjekët në Spitalin Ushtarak, thanë se gjendja e tij ishte tepër e rëndë. Pavarësisht kësaj ata nuk kryen asnjë ndërhyrje kirurgjikale, por u kujdesën vetëm që të nxirrnin ujin nga mushkëritë e Pashkos. Rreth orës 19.10, në spital mbërriti kryeministri i atëhershëm Sali Berisha, dhe disa prej miqve të tij të vjetër.

Pasi qëndroi për 2 orë në mjediset e spitalit, Berisha u largua duke urdhëruar transportin e Pashkos për në Itali me helikopterin e Gardës së Republikës. Pilotët e Ministrisë së Shëndetësisë nuk pranuan të merrnin përsipër fluturimin,pasi helikopterët e tyre nuk ishin të përgatitur për fluturime natën. Po ashtu edhe moti mbi detin Adriatik ishte shumë i keq.

Sipas Kapitenerisë së Portit të Barit, forca e detit atë natë ishte rreth 4 ballë. Transporti do të kryhej nga helikopteri i tipit ‘Bell 222U’, që përdorej zakonisht nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu dhe kryeministri Berisha. Helikopteri u nis rreth orës 21.50. Në orën 02.17 të datës të datës 17 korrik 2006, ai pati kontaktin e fundit me radio me kullën e kontrollit ajror Rinas.

Fluturimi po ecte pa problem, dhe piloti raportoi koordinatat e fundit të vendndodhjes:rreth 45 ksm në perëndim të Durrësit në lartësinë rreth 1000 metra mbi det. Menjëherë pas këtij raportimi, helikopteri zhduket befas nga radari. Në momentin e aksidentit në helikopter ndodheshin pilotët Vangjel Çondi dhe Demush Heba, inxhinieri Qemal Koni, mjeku reanimator Aleksandër Baloi, i plagosuri rëndë Gramoz Pashko, dhe djali i tij 24-vjeçar, Ruben Pashko.

Pas kërkimeve intensive, nga autoritetet shqiptare dhe italiane, këto të fundit njoftuan më 22 korrik gjetjen e një objekti metalik në thellësinë 1024 metra në detin Adriatik, vetëm 1 milje larg vendit të fundit, ku helikopteri raportoi koordinatat e lëvizjes së tij.

Qeveria shqiptare i pagoi 330 milionë të vjetra një kompanie franceze për nxjerrjen nga thellësitë të helikopterit qeveritar, bashkë me trupat e 6 personave që ndodheshin në të. Në 9 gusht, pas një operacioni disaditor anija franceze “Janus II”, arriti që të rikuperojë vetëm disa relike të helikopterit, por asnjë nga trupat e pajetë.

Gjykuar nga pamjet e rrënojave, ekspertën dyshuan se helikopteri do të jetë përplasur me shpejtësi të madhe me sipërfaqen e detit, duke u shpërbërë që në metrat e parë të zhytjes së tij. Për shkakun e aksidentit pati disa hipoteza, nga ajo e një defekti teknik tek gabimi njerëzor i pilotëve. Gjithësesi, vdekja e Pashkos, të birit dhe 4 personave të tjerë me ta, do të mbetet një mister i përhershëm./ TIRANA TODAY

Tags: 5 të tjerëveGramoz PashkohelikopteriMisteret e aksidentitPD

TË LIDHURA

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?
Aktualitet

Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?

20:46 | 07/06/2025
Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit
Aktualitet

Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:41 | 07/06/2025
Next Post
Në emër të kujt populli “opozita e re” aprovon ligje dhe reforma?

Në emër të kujt populli "opozita e re" aprovon ligje dhe reforma?

Tjetër lëvizje në ekran, zbulohet televizioni ku do ta shihni Sokol Ballën

Tjetër lëvizje në ekran, zbulohet televizioni ku do ta shihni Sokol Ballën

Negociatat, Presidentja e KE: Pro hapjes, t’i japim dorën Shqipërisë

Negociatat, Presidentja e KE: Pro hapjes, t’i japim dorën Shqipërisë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com