Stil

Tjetër lëvizje në ekran, zbulohet televizioni ku do ta shihni Sokol Ballën

               Publikuar në : 15:47 - 19/07/19 user tir

Vitin e kaluar moderatori i njohur Sokol Balla ndryshoi televizion…ai kaloi nga “Top Channel” në “Vizion Plus”. Mirëpo nuk e la me kaq! Pas “Vizion Plus” me “Real Story”, Balla iu rikthye pasionit të vjetër, radios, duke moderuar një emision të ri radiofonik në “InTV”, të quajtur “Radio IN”.

Ndërkohë, së fundmi, “cna.al” ka zbuluar lëvizjen e re të Ballës. Shumë shpejt gazetari do t’i rikthehet ekranit. Ai do të jetë drejtor i përgjithshëm i televizionit “News 24”, si dhe do të moderojë edhe një emision politik, i cili përflitet të jetë “Të paekspozuarit”, duke zënë kështu vendin e Ylli Rakipit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT