pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomcasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetsezar casinomariobetroyalbetdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmarsbahis1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetimajbeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinbetciopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibommarsbahis girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişpornowbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Në emër të kujt populli “opozita e re” aprovon ligje dhe reforma?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ervis Iljazaj

Ajo që po ndodh me Parlamentin e Shqipërisë këto kohë, është shfaqja më e turpshme në të gjithë historinë e parlamentarizmit botëror. Çdo parim i përfaqësimit, i demokracisë, i shtetit të së drejtës, i konceptit të shtetit, i procedurës legjislative, është duke u shkelur në mënyrë të përditshme dhe kjo po tolerohet nga format më absurde prej të gjithë aktorëve dhe faktorëve të shoqërisë shqiptare.

Edhe në shtetet totalitare, përfaqësimi politik, qoftë ky thjesht formal apo i imponuar, është vendosur gjithmonë brenda shinave të legjitimitetit. Çdo veprim politik apo akt legjislativ që ndërmerret në regjimet totalitare ka një bazë përfaqësimi, i cili sigurisht është i shtrënguar, por ama formalisht ekziston.

Ndërsa rasti shqiptar, me “opozitën e re”, është një rast që nuk e gjen në asnjë vend tjetër. Zotërinj deputetë të “opozitës së re”, miratojnë çdo javë ligje, reforma apo propozojnë amendamente, të cilat kthehen në veprime të detyrueshme të shoqërisë shqiptare. Ashtu sikurse ndodhi edhe dje, në seancën plenare parlamentare.

Jo vetëm kaq, me votat e deputetëve të “opozitës së re” është ngritur komisioni hetimor për shkarkimin e Presidenti të Republikës, pasi kërkohet një shumicë e cilësuar.

Përse Kushtetuta e Shqipërisë kërkon një shumicë të cilësuar për shkarkimin e Presidentit?

Pikërisht për faktin se Presidenti përfaqëson unitetin kombëtar dhe për të nisur një procedurë të tillë duhet një shumicë e cilësuar, e cila nënkupton një përfaqësim të gjerë parlamentar dhe jo thjesht një palë politike.

Kë pjesë të shoqërisë përfaqëson “opozita e re”, e cila merr përsipër, në emër të shqiptarëve, të kërkojë shkarkimin e Presidentit?

Në emër të kujt deputetët e “opozitës së re” ngrenë kartonin për të aprovuar ligje dhe reforma?

Cila pjesë e shoqërisë shqiptare u ka deleguar sovranitetin deputetëve të “opozitës së re”?

E vërteta është se, deputetët e “opozitës së re” nuk përfaqësojnë asnjë qytetar të vetëm të shoqërisë shqiptare dhe absurdi më i madh është pikërisht fati se në emër të tyre, siç duhet të funksionojë normalisht një përfaqësues, aprovojnë ligje, diskutojnë për sistemin, për reformën zgjedhore apo reforma të tjera.

Përse deputetët e “opozitës së re” nuk kanë zhvilluar asnjë takim me elektoratin e tyre apo me ata që pretendojnë se i përfaqësojnë?

Madje, opinioni publik shqiptar as nuk e di fare se nga cila zonë elektorale vijnë deputetët e “opozitës së re”, pasi asnjë nga këta deputetë, që nga koha që kanë marrë mandatin, nuk kanë shkuar asnjë vizitë të vetme në zonat e tyre. Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse nuk përfaqësojnë askënd dhe kjo është çudia e madhe që po ndodh me Parlamentin shqiptar në këto kohë.

Sigurisht, deputetët e “opozitës së re” mund të jenë deputetë kushtetues, por kurrsesi përfaqësues, aq më tepër me këtë sistem zgjedhor që kemi, ku njerëzit votojnë për partitë dhe jo për deputetët. I mirë apo i keq është një tjetër diskutim, por për sa kohë e kemi, duhet ta zbatojmë. Dhe partitë politike që u mandatuan si opozita shqiptare më 25 qershor, janë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim.

Prandaj, “opozita e re” nuk është asgjë tjetër veçse një instrument politik i krijuar në laborator, i cili është duke u hequr shqiptarëve të drejtën e përfaqësimit politik dhe ushtrimin e sovranitetit të tyre. Është duke u hequr vendimeve të Parlamentit bazën e legjitimitetit që gjendet te përfaqësimi.

Slogani i famshëm i Revolucionit Glorioz britanik, i cili themeloi për herë të parë konceptin e zgjedhjeve dhe të përfaqësimit politik, ishte “No taxation without representation” (jo taksim pa përfaqësim). Si mundet, për shembull, që t’u vendosen taksa qytetarëve shqiptarë me votat e disa deputetëve që nuk përfaqësojnë askënd?!!

Në këtë kuptim, me të gjitha kritikat që mund të ketë opozita shqiptare jashtë Parlamentit, ajo përfaqësuese, e arriti një fitore. Shoqëria shqiptare nuk prodhoi asnjë opozitë tjetër veç saj, edhe pse kushtet ishin të gjitha. 30 qershori e tregoi më së miri këtë fakt./Gazeta Liberale

 

 

Tags: ligjeopozitareforma

TË LIDHURA

Editorial - Opinione

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit në rrugët e Tiranës po mbrojnë vlerat evropiane

10:38 | 13/07/2026
Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Next Post

Tjetër lëvizje në ekran, zbulohet televizioni ku do ta shihni Sokol Ballën

Negociatat, Presidentja e KE: Pro hapjes, t’i japim dorën Shqipërisë

I bllokuan hotelin, ish-deputeti i PD-së fton për drekë Ramën







JU REKOMANDOJMË

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

15:44 | 24/06/2022




TË FUNDIT

Kosovo

Akuza për “spastrim etnik”, Kosova i kërkon Brukselit të rrisë presionin ndaj Serbisë

by mirseda
18:56 | 18/07/2026
0

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian një reagim më të ashpër ndaj deklaratave të ministres...

Kuvendi i parë i Protestës, mes tensioneve dhe nevojës për organizim politik

18:54 | 18/07/2026

Thasë me para në zyrën e ish-drejtoreshës së Postës, kamerat zbulojnë detajet e hetimit

18:51 | 18/07/2026

BBC për protestat në Shqipëri: Mijëra qytetarë kundër Ramës, Dua Lipa i cilëson frymëzim

18:43 | 18/07/2026

Blushi: “Ramaforma”, një mundësi vetëm për Ramën, vendimi i GJK s’e mbyll aferën

18:42 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com