Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Miratohet rregullorja e re e Kuvendit, PS tërhiqet nga imuniteti

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Miratohet rregullorja e re e Kuvendit, PS tërhiqet nga imuniteti

Partia Socialiste tërhiqet nga propozimi i saj për rikthimin e imunitetit të deputetëve.

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve u miratuan nen për nen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, ku fillimisht ishte propozuar ndryshimi i dy neneve, që përcaktonin fuqizimin e imunitetit të deputetëve.

KOMISIONI

Mbledhja e komisionit u shoqërua me debate ndërmjet anëtarëve, por kur erdhi momenti i shqyrtimit të këtyre dy neneve, Ulsi Manja lajmëroi se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kishte paraqitur kërkesën për të tërhequr këtë propozim. “Grupi i PS-së, me një vendimmarrje politike, është tërhequr nga ndryshimi i nenit 118 dhe 119, edhe pse nuk janë në harmoni me Kushtetutën. Kemi rënë dakord që për të shmangur çdo debat propozuesit janë tërhequr dhe kur të jetë rasti, aplikohet direkt Kushtetuta në hierarkinë e normës. Këto dy nene janë tërhequr nga propozuesit, unë nuk hedh në votim asnjë propozim për sa kohë nuk jam konsultuar me propozuesit që janë tërhequr. Sot, për këto dy nene, nuk dua asnjë lloj debati”, theksoi Manja.

Relatorja e nismës për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, Vasilika Hysi, theksoi se pavarësisht tërheqjes së nismëtarëve, nenet 118 dhe 119 duhet të ndryshohen, pasi bien në kundërshtim me Kushtetuan. “Nenet 118 dhe 119 bëjnë fjalë për rastet kur kërkohet autorizimi për heqjen e imunitetit të deputetit dhe procedurat kur deputeti është i ndaluar apo arrestuar. Ka pasur një propozim nga Grupi i PS-së, zoti Balla, për të përafruar përmbajtjen me Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës penale. Balla ka tërhequr formulimin. Neni 118 dhe 119 bie ndesh me Kushtetutën, prandaj do të kërkoja që ta riformulonim. Në nenin 118, thuhet se vazhdon akoma autorizimi për ndjekjen penale, por me Kushtetutë nuk ekziston, pasi deputeti nuk ka imunitet ndaj ndjekjes penale apo përgjimeve, prandaj duhet riformuluar. Në këtë kuadër do të sugjeroja që nenin 118 dhe 119 ta shikojmë me qetësi dhe të kthehemi nesër se nuk është ndryshim që mund ta bëjmë tani”, theksoi Hysi.

NENI I TERHEQUR

NENI 118

AMENDAMENTET

Dy amendamentet e paraqitura më parë nga Partia Socialiste ishin kundërshtuar nga Partia Demokratike në kohën kur ajo ishte ende pjesë e Kuvendit. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në atë kohë theksoi se nëse nuk gjendet dakordësia me opozitën, ai do ta tërhiqte nismën. Duke qenë se PD-LSI nuk janë në Parlament, PS e ka tërhequr këtë amendament. Këto ndryshime të propozuara në atë kohë nga PS, kërkonin se në rastet e kërkesave të Prokurorisë për hetim, përgjim apo vendosjen e masës së sigurisë ndaj deputetit, organi i akuzës duhet të paraqiste prova përpara Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet dhe në bazë të tyre do të jepet autorizimi nga ana e Kuvendit.

Autorizimi për procedim

  1. Kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, kontrollit personal ose të banesës, i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori. Kërkesa përmban një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën.
  2. Kryetari i Kuvendit ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin si dhe vë në dijeni Kuvendin dhe deputetin.
  3. Kryetari i Kuvendit, pas konsultimit me Këshillin, cakton dy relatorë për çështjen, respektivisht nga shumica dhe opozita parlamentare.
  4. Deputetit, ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim, i vihet në dispozicion kërkesa dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha kur Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës.
  5. Në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin merr fjalën Prokurori, i cili paraqet arsyet e kërkesës drejtuar Kuvendit. Pas paraqitjes së kërkesës, çdo anëtar i Këshillit ka të drejtë t’i drejtojë pyetje Prokurorit.
  6. Pas përgjigjeve të pyetjeve, Kryetari i Kuvendit, i jep fjalën deputetit ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim. Deputeti dhe ose përfaqësuesi i tij ligjor, ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes. Çdo anëtar i Këshillit ka të drejtë t’i drejtojë pyetje deputetit.
  7. Shqyrtimi i çështjes në Këshill, kryhet nëpërmjet një procedure që i garanton deputetit, ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim, të drejtën për t’u informuar në kohë, për t’u pyetur, për t’u dëgjuar, dhe për të bërë pyetje ndaj kërkuesve të autorizimit si dhe për të paraqitur shpjegimet e tij.
  8. Përpara diskutimit të çështjes Kryetari i Kuvendit fton dy relatorët të paraqesin vlerësimin e përgjithshëm mbi çështjen që shqyrtohet. Më pas vijohet me diskutimin në Këshill. Në përfundim të diskutimit, Këshilli, brenda një jave, harton raportin për në seancë plenare. Raporti rekomandon miratimin ose rrëzimin e kërkesës për dhënie autorizimi për procedim. Raporti i Këshillit u shpërndahet menjëherë deputetëve dhe bëhet publik.
  9. Si rregull, mbledhja e Këshillit, për pikat 6-8 të këtij neni, zhvillohet me dyer të hapura. Këshilli, për arsye të mbrojtjes së të dhënave, mund të zhvillojë diskutimin me dyer të mbyllura. 10. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për procedim parashikohet për shqyrtim në seancë plenare jo më parë se një javë, por jo më vonë se dy javë nga paraqitja e raportit të Këshillit.
  10. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Koha e debatit, kur çmohet e nevojshme, përcaktohet nga Konferenca e Kryetarëve, në përputhje me nenin 48 të kësaj Rregulloreje. Në përfundim të debatit, pas fjalës së kryetarëve të grupeve parlamentare, ka të drejtë të flasë deputeti ndaj të cilit kërkohet dhënia e autorizimit për procedim për jo më shumë se 10 minuta.
  11. Kuvendi në seancë plenare, për arsye të mbrojtjes së të dhënave, mund të zhvillojë diskutimin me dyer të mbyllura.
  12. Kuvendi vendos me votim të hapur për miratimin ose rrëzimin e kërkesës për dhënie autorizimi për procedim.
  13. Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për procedim brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.
  14. Përcaktimet e bëra në këtë nen zbatohen edhe në rastet e dhënies së autorizimit për procedim për anëtarin e Këshillit të Ministrave./Panorama.com/

 

Tags: arrestimi i deputeteveimunitetikomisioni ligjorkuvendimiratohetPSRregullorjaUlsi Manja

TË LIDHURA

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Next Post
Sherr tek Komisioni i Ligjeve, deputeti braktis mbledhjen

Sherr tek Komisioni i Ligjeve, deputeti braktis mbledhjen

Pas skandalit për marrëveshje okulte me Rusinë, nis hetimi për zv/kryeministrin italian

Pas skandalit për marrëveshje okulte me Rusinë, nis hetimi për zv/kryeministrin italian

Maliqi: Jemi në krizë, palët të ulen me Metën

Maliqi: Jemi në krizë, palët të ulen me Metën







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com