Politikë

Maliqi: Jemi në krizë, palët të ulen me Metën


               Publikuar në : 11:23 - 12/07/19 M. S

Deputeti i opozitës së re në Kuvendin e Shqiperisë, Lefter Maliqi, ka apeluar ndaj klasës politike në vend, që të ulet në tryezën e diskutimit me kreun e Shtetit, Ilir Meta, për të gjetur një zgjidhje për krizën e thellë politike. Duke iu drejtuar njëkohësisht edhe faktorit ndërkombëtar, deputeti Maliqi deklaroi se Shqipëria ndodhet në një situatë alarmante, ndërsa institucionet janë të kapura.

“Mbi 6 vite jemi mbrapa sa i përket krimit. Vlerësoj raportin e OSBE, që vlerësuan e analizuan edhe punën e medias së lirë, e iu dolën në mbrojtje disa gazetarëve. Qeveria edhe në paketën e fundit antishpifje kërkon të kapë edhe median e lirë, dhe kjo paketë është e njëjtë me paketën e Vladimir Putin disa muaj më parë.

Situata është alarmante, vendi është në krzië të madhe politike dhe ekonomike, emigrimi është masiv. Unë jam këtu për t’i bërë thirrje klasës politike, por edhe faktorit ndërkombëtar, që të ulen në diskutime bashkë me Presidentin, për ta çuar vendin në zgjedhje të ndershme e të lira. Gjithë institucionet janë të kapura.

Edhe shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, ka të bëjë me mosmbajtjen e premtimit, u shantazhua që administrata të shkojë në votime, por nuk shkoi. Po kapen të gjitha institucionet, po shkojmë drejt diktaturës. Të gjithë e dimë se bandat kriminale kanë kapur shtetin, kemi një ministre Drejtësie, që jep konferenca shtypi, por nuk drejton dot këto dikastere. Doli e tha se shkarkon zv.drejtorin për mushkonjat, por ai vazhdon të jetë në detyrë. I kam thënë dhe ministres që s’ka fuqi. Kemi shkelje flagrante në burgje, ku drejtori nuk pyet as ministren”.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT