E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Pas skandalit për marrëveshje okulte me Rusinë, nis hetimi për zv/kryeministrin italian

Prokurorët në Milano kanë nisur një investigim mbi akuza të mundshme të korrupsionit ndërkombëtarë. Kjo pasi u publikuan audio ku përfaqësues të partisë Lidhja diskutonin me Rusinë për një skemë financimi për partinë e Matteo Salvinit. Në regjistrimin audio të datës 18 tetor të publikuar nga BuzzFeed, dëgjohet teksa bisedohet për strategji anti-europiane e afera biznese në sektorin e natës. Si dhe në arritjen e një marrëveshje me financim rreth 65 milionë dollarë për “Lidhjen”.

Sipas dy reporterëve italianë një bashkëpunëtor i ngushtë i Salvinit, Gianluca Savoini, është takuar me disa rusë të paidentifikuar në një hotel në Mosko. Dhe atje ndër te tjera kanë diskutuar edhe për një marrëveshje mes shtetit rus dhe partisë Lidhja. Ku Rusia do të shiste 3 milion ton naftë në një kompani italiane të naftës. Dhe paratë mund të përdoren për të mbushur arkën e partisë së Lidhjes.

Gianluca Savoini

Ndërkohë agjencia italiane e lajmeve Ansa raportoi se autoritetet janë duke hetuar ngjarjen. Kryeprokurori i Milanos Francesco Greco, u shpreh : Ne kemi nisur një investigim për të kuptuar nëse ka krime apo jo. Pasi ende nuk është e qartë nëse marrëveshja është mbyllur zyrtarisht apo jo. Edhe pse në regjistrim dëgjohet një italian që thotë “le ta mbyllim marrëveshjen dhe pastaj jemi në rregull”, dhe një rus që përgjigjet “punë e mbaruar”.

Zëvendëskryeministri italian Salvini vazhdimisht i ka mohuar akuzat se ka marr para të huaja për të financuar partinë e tij.

“Asnjëherë nuk kam marr asnjë rubla ruse, asnjë euro, asnjë dollarë. As dhe një litër Vodka për financim nga rusët. Do të denoncoj të gjithë ata që më përfshijnë mua e Lidhjen, në këtë ngjarje.”/Burimi: CNN Përshtati: TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Italia në panik/ Alarm për bombë pranë stadiumit ku do luhet kundër Zvicrës

Italia ndodhet në panik, pak orë para se përfaqësuesja të luajë ndeshjen e dytë të kampionatit europian përballë Zvicrës. Një alarm për bombë, ka...

SHBA i dhuron Shqipërisë, 1 milion dollarë pajisje mjekësore

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Shqipërisë 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër koronavirusit për spitalin Nënë Tereza në...

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 78 individëve dhe shtatë entiteteve të Bjellorusisë për shkak të uljes së detyruar të...