Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ministria i dha leje, Dritan Leli nuk dorëzohet

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ministria i dha leje, Dritan Leli nuk dorëzohet

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë i dha leje për zhvillimin e mbledhjeve, pasi situata në Vlorë paraqitet e qëndrueshme sa i takon pandemisë, Dritan Leli vijon përplasjen me Këshillin Bashkiak. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, sot i ka kujtuar edhe njëherë anëtarëve të Këshillit, se masat anti-Covid janë ende në fuqi dhe mbledhjet do të vijojnë të zhvillohen online në platformën “Zoom”.

“Duke qenë se në datën 24.06.2021 është mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë online në platformën “Zoom”, në këtë mbledhje t’i bashkohet rendit të ditës edhe rendi i ditës së mbledhjes jashtë radhe të datës 22.06.2021.

Nëse ju e vlerësoni se mbledhja jashtë radhe e kërkuar nga ana juaj sipas rendit të ditës të parashikuar të zhvillohet e veçantë në datën 22.06.2021 në sallën e teatrit ‘Petro Marko’ kjo nuk mund të ndodhë, dhe nuk mund të zhvillohet veçse online pasi janë në fuqi masat e parashikuara nga grupi i ekspertëve për parandalimin e Covid-19.

Ju kujtojmë se bazuar në masat anti Covid të përcaktuara nga Komisioni i Ekspertëve, zhvillimi i takimeve në ambiente të mbyllura do të ndryshojë pas datës 01.07.2021”, tha Leli.

Ministria e Shëndetësisë: Nuk cënohet aktiviteti

Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë “dritën jeshile” zhvillimit të mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të Vlorës, në ambientet e teatrit “Petro Marko”. Sipas këtij institucioni, puna e Këshillit Bashkiak mund të vijojë, duke shtuar se dhe situata epidemiologjike në Vlorë është e qëndrueshme.

“Përsa i përket Urdhërit të Ministres së Shëndetësisë ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo te hapura’ qëllimi ka qenë ndalimi i grumbullimeve të posaçme, që sikundër përmendet në urdhër lidhet me tubimet, konferencat, mbledhjet partiake, ceremonitë festive etj.

Ku rreziku i trasmetimit të virusit është shumë i lartë. Për sa më sipër, ky urdhër nuk cënon aktivitetin e Këshillit Bashkiak, pasi zhvillimi i mbledhjeve është vijimësi e punës së Këshillit Bashkiak, një praktikë që përdoret edhe nga institucione të tjera, që punën e tyre e mbështesin mbi organe kolegjiale.

Sot Vlora paraqet një situatë epidemiologjike të mirë, pa asnjë rast Covid. Sigurisht, këto mbledhje duhet të zhvillohen në përputhje me protokollet anti-Covid të miratuara si respektimi i distances, mbajtja e maskes, kushtet higjeno-sanitare etj”, thuhet në përgjigjen e Rakacollit.

Tags: Dritan Lelipandemiavlore

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
Kombinimet e mundshme të europianit dhe ndeshjet e fazës pasardhëse

Kombinimet e mundshme të europianit dhe ndeshjet e fazës pasardhëse

Mesazhi pas sulmit ndaj Dritan Lelit

Champions/ Kampione e Kosovës, Prishtina luan sonte në Elbasan ndeshjen e parë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com