E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Champions/ Kampione e Kosovës, Prishtina luan sonte në Elbasan ndeshjen e parë

Sot në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” Prishtina, kampione e Kosovës, do të luajë ndeshjen e turit paraeliminator të Ligës së Kampioneve kundër kampionëve të San Marinos, Folgore. Folgore vlen 550 mijë euro në tregun aktual sipas Transfermarkt.

Fituesit e kësaj përballjeje do të luajnë finale me fituesit e çiftit tjetër HB Tórshavn (Faroe) – Inter Club d’Escaldes (Andora) dhe kështu do të pëcaktohet ekipi që avancon më tej në Champions.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Zekerija Ramadani synon kalimin e tureve parakualifikuese në Kupat e Europës duke mundur fillimisht ekipin modest nga San Marino dhe më pas fituesen e çiftit poashtu modest, Tórshavn- Inter Club d’Escaldes.

Kujtojmë se UEFA i’a besoi Shqipërisë zhvillimin e këtyre ndeshjeve parakualifikuese në Champions League mes 4 skuadrave më të dobëta që do të nxjerrin mes tyre vetëm një që do të shkojë në raundin e parë në Champions League, aty ku do ta nisë dhe Teuta, kampione e Shqipërisë./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier

Lulzim Basha ka marrë një tjetër vendim, për të shkarkuar një tjetër emër nga radhët e PD-së. Dita-ditës, kryedemokrati po fakton se mbetet i...

PD e vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes “Becchetti”

Pak kohë më parë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro, për konfliktin me biznesmenin...

Hoxhë Hasan Tahsini, në fokus të Akademisë për Studime të Çamërisë

Hoxhë Hasan Tahsini ka qenë në fokus të Akademisë së Studimeve për Çamërinë. Simpoziumi shkencor i Akademisë së Studimeve për Çamërinë është mbajtur në...

Për periudhën janar-prill janë shpenzuar 14 mln USD për 499 mijë të vaksinuar

Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 janë shpenzuar rreth 14 milonë dollarë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë....

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...