E martë, 26 Janar, 2021
4 C
Tirana

Ministri gjerman jep dritën jeshile, ja çfarë lajmi ka për Shqipërinë

“Ne (Gjermania) si drejtues të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, po bëjmë të gjitha që janë në mundësinë tonë që mundësisht sa më shpejt, të arrijmë unitet për organizimin e konferencave ndërqeveritare për anëtarësimin e Maqedonisë e Veriut, e pas plotësimit të pak kushteve të mbetura, edhe me Shqipërinë”. Kështu u shpreh të martën (08.12) në Bruksel ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, i cili merr pjesë në këshillimet përgatitore të samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Roth nënvizoi se çdo veprim tjetër, përveç çeljes së negociatave me këto dy vende, “do të ishte një gabim tepër i rëndë politik, që do të cënonte stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, e kjo do të cënonte në mënyrë masive edhe sigurinë në Evropë”. “Këtë duhet ta dinë të gjithë”, theksoi ai.

Brexiti

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth tha se do të ishte mirë të arrihet një marrëveshje me Londrën për një Brexit me marrëveshje. “Ne duam një marrëveshje, po jo marrëveshje pavarësisht se cili do të ishte çmimi i saj”, theksoi Roth, para konsultimeve me homologët e tij në Bruksel, rreth kësaj çështjeje. Roth konfirmoi se në ditët në vijim në Bruksel për negociata do të jetë edhe kryeministri britanik Boris Johnson, i cili të hënën në darkë ka pasur një telefonatë 90-minutëshe me komisioneren e BE Ursula von der Leyen. Bëhet e ditur se negociatori i BE, Michel Barnier, e ka informuar Parlamentin Evropian se negociatat me Britaninë e Madhe do të zgjasin deri të mërkurën, por jo më gjatë.

Nëse në ditët në vijim nuk ka ndonjë marrëveshje, atëherë në vitin 2021 mund të ketë një dalje të Britanisë së Madhe nga BE pa marrëveshje.

Siguria e demokracisë

Michael Roth tha se me kolegët e tij në Bruksel ka biseduar edhe për sigurinë e demokracisë në Evropë. Qëllimi i këtyre bisedimeve ishte “mbrojtja nga sulmet nga jashtë, në radhë të parë sa i përket lirisë së mediave”.

“Ne duhet të jemi të shumë të vendosur dhe të veprojmë së bashku kundër dezinformimit”, theksoi Roth duke shtuar se  Komisioni i BE ka punuar së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile nga të gjitha vendet, pra edhe nga Gjermania, për hapat që duhen ndërmarrë në këtë drejtim. “Ky është një hap shumë i mirë, sepse ne të gjithë duhet të dërgojmë një sinjal shumë të qartë ndaj armiqve të demokracisë në Evropë”, nënvizoi Roth. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...

Kryemadhi euforike: LSI e vetmja parti në rritje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka rrëfyer për rrugëtimin e partisë së saj dhe ku ndryshon ajo këto zgjedhje nga zgjedhjet e tjera. Kryemadhi konstaton...

“Shko te nëna jote”/ Lukaku tërbohet nga provokimet e Ibrahimoviç (Video)

Derbi mes Interit dhe Milani ka regjistruar përveç golit të Ibrahimoviçit dhe përplasjen e ashpër verbale mes yllit suedez dhe sulmuesit të Interit, Romelu...