Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, 8 dhjetori përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990, dhe gjithë rinisë shqiptare. Lëvizja Studentore e vitit 1990, është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka kujtuar ditën e sotme, 8 dhjetorin, ditën e rinisë. Ai shprehet se nuk është kalimi i viteve që zbeh rëndësinë dhe peshën e Lëvizjes së Dhjetorit, por shmangia prej vlerave dhe parimeve të saj.
Statusi
PËR TA NDERUAR TAMAM 8 DHJETORIN…
Nuk është aspak kalimi i viteve, ajo që ia zbeh rëndësinë dhe peshën Lëvizjes së Dhjetorit, por ikja dhe shmangia dramatike prej vlerave dhe parimeve të saj.
Ndaj edhe nuk mjafton ta përkujtosh atë sot në 30 vjetorin e vet, edhe pse në një ditë feste zyrtare, ndërkohë që ia ke vënë kazmën të gjitha arsyeve, që i ngritën atëherë në këmbë studentët dhe shqiptarët e tjerë me thirrjen e fuqishme “e duam Shqipërinë si e gjithë Europa”.