E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

“M’u duk sikur më kërcënoi me armë”, polici tregon pse e vrau 25-vjeçarin

25-vjeçari Klodjan Rasha, u qëllua nga një polic pak pas mesnate, pasi nuk i është bindur urdhrit të këtij të fundit për të ndaluar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, në një nga rrugicat, në afërsi të Laprakës në Tiranë, teksa i riu ka qenë duke lëvizur në këmbë.

Klodjan Rasha mbeti i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital. Në lidhje me këtë ngjarje, efektivi i policisë që qëlloi ndaj 25-vjeçarit në Tiranë, ka rrëfyer se e qëlloi pasi iu duk sikur e kërcënoi me armë. Ai ka thënë në rajonin e policisë se ka qënë turni i tretë në punë. Ka nisur patrullimin në zonë për të parë zbatimin e ligjit, dhe të masave të vendosura nga Komiteti Teknik. Gjatë orarit të punës, ka konstatuar një djalë të ri, që ishte larguar në mënyrë të dyshimtë.

“Isha turni i tretë në punë. Pas instruktazhit në komisariat, kam nisur patrullimin në zonë për të parë zbatimin e ligjit dhe të masave të vendosura nga Komiteti Teknik. Kam konstatuar në unaze një djalë të ri që sapo na pa, u largua me vrap në mënyre të dyshimtë.

Kam njoftuar sallën, dhe i jam vënë në ndjekje ku herë pas here i kam bëre thirrje të ndalojë. I kërkova ta ndalojë për ta pyetur për arsyen e daljes, por ai nuk u bind. Here pas here kthehej dhe m’u duk sikur më kërcënoi me armë dhe veprova”, tha polici.

Policia njoftoi se ka gjetur edhe armën e zjarrit, një pistoletë që dyshohet se i përkiste 25-vjeçarit. Por familjarët e tij mohojnë që Klodjan Rasha të ketë patur armë zjarri me vete.

Lexo edhe :   Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Aksident në Pukë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Dedaj të Pukës. Shtetasi i identifikuar me inicialet L.M, ka qenë...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin se ai ka dështuar të...

Përgjimet/ Mafia Italiane mësyn në Tiranë, biseda për pallate dhe tendera

Antimafia e Katanzaros në Itali, ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz, ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet...

Video/ Klopin nuk e mbajnë nervat, përplaset me trajnerin kundërshtar

Në sfidën e djeshme të Premier Ligës ku Liverpuli u mund në “Anfield” me rezultatin minimal 0-1 ndaj Bërnlit, në pushimin e këtij takimi...

Qysh sot, çdo ditë të jetë 21 Janar

Nga: Frrok Çupi Për gjithë planetin sot është data 22, por për ne shqiptarët duhet të jetë, si dje- 21 Janar. Edhe nesër, e pasnesër,...