E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Basha: Asnjë kryeministër s’do rrijë më shumë se 8 vjet në pushtet

Si rrallë herë, kryedemokrati Basha është zotuar para të rinjve demokratë, në takimin online të organizuar për “Ditën e Rinisë”, se do të kufizojë mandatin e kryeministrit.

Basha tha se do e bëjë realitet një gjë të tillë në parlamentin e ardhshëm, ose me referendum. Sipas kryedemokratit, dy mandate janë mjaftueshëm për të dhënë kontribut. Ai tha se pas këtyre dy mandateve, çdo kush mund të japë kontribute të tjera nëse ka akoma për të dhënë. Por me rëndësi është që t’u hapet rruga të rinjve.

“Pse duhet të kemi pushtetarë të përjetshëm? Dy mandate janë të mjaftueshme për të dhënë kontribut të vlefshëm. Pas këtyre mandateve, çdo kush mund të japë kontribute të tjera nëse ka akoma për të dhënë.

Por duhet t’u hapet rrugë të rinjve. Zotohem se përmes parlamentit të ri ose me referendum, do të bëj realitet kufizimin e mandatit të kryeministrit.

Kini besim tek fuqia juaj. Kini besim se koha juaj ka ardhur. Ju jeni bijtë e atyre që mposhtët totalitarizmin më të egër të Evropës. Do të ndryshojmë të ardhmen e Shqipërisë. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi”, u shpreh Basha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....