Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Ministri Bardhi urdhëron nisjen e hetimit pas akuzave të PS-së dhe LSI-së për hipotekat

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ministri teknik, i Drejtësisë i propozuar nga PD-ja, Gazmend Bardhi ka urdhëruar nisjen e hetimit pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga Vora se LSI po mban peng Hipotekat si dhe përgjigjes së Luan Ramës se hipotekat i ka Rilindja.

Ministri Bardhi i bën thirrje çdo subjekti politik të ndalë përdorimin e çështjeve që përfshihen brenda fushës së veprimtarisë së Ministrisë së Drejtësisë për qëllime politike apo elektorale.

Deklarata e plotë e Minisitrisë së Drejtësisë:
Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi, është njohur sot me deklarimin publik të Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi Rama, dhe Nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, sipas të cilëve për motive politike apo shkaqe të tjera të paligjshme, po pengohen qytetarët të pajisjen me certifikata pronësie, pavarësisht se janë pajisur më parë me certifikatën e legalizimit të pasurisë së tyre.

Ministri i Drejtësisë mori kontakt të mënjehershëm me strukturat përgjegjëse në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajshme Tiranë mbi këtë çështje. Pavarësisht informacioneve pararake, Ministri i Drejtësisë, për të bërë transparencë të plotë mbi këtë çështje, ka urdhëruar kryerjen e një hetimi të plotë administrativ mbi këtë problematikë.

Ministria e Drejtësisë siguron të gjithë banorët e Bashkisë Vorë, se nëse konstatohet shkelje nga punonjësit e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajshme, do të marren masa të menjëhershme disiplinore për secilin prej tyre. Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë siguron qytetarët që kërkesat e tyre për pajisje me certifikatë pronësie do të trajtohen në përputhje me ligjin, brenda afateve të caktuar nga ligji.

Ministri Bardhi i bën thirrje çdo subjekti politik të ndal përdorimin e cështjeve që përfshihen brenda fushës së veprimtarisë së Ministrisë së Drejtësisë, për qëllime politike apo elektorale. Çdo subjekt politik që ka informacion për pengime artificiale që i bëhen qytetarëve për qëllime politike apo shkaqe të paligjshme, të informojë menjëherë Ministrinë e Drejtësisë, duke garantuar veprimin tonë të menjëhershëm për respektimin e ligjit.

Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo tentativë përdorim të paligjshëm që i bëhet veprimtarisë institucionale të Ministrisë së Drejtësisë, nga subjekte zgjedhore.

Tags: hetimhipotekatlsiPDPS

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Zjarri përfshin një magazinë në aksin rrugor Kavajë-Durrës

Sektori privat frenon rritjen e shpenzimeve për paga

Studime/ Njerëzit e parë superinteligjentë mes nesh në vitin 2030







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com