Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ministrat e NATO-s do të diskutojnë për kërcënimin nga sistemi raketor rus

5 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Ministrat e NATO-s do të diskutojnë për kërcënimin nga sistemi raketor rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ministrat e mbrojtjes së aleancës do të takohen këtë javë, për të vlerësuar sfidën e paraqitur nga sistemet raketore të Rusisë.

Ministrat do të mblidhen në Bruksel, më 12 shkurt, për bisedime dy-ditore, pas dështimit të Traktatit të Forcave Bërthamore ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë, që datonte nga periudha e Luftës së Ftohtë.

Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi është nënshkruar në vitin 1988 nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan, dhe udhëheqësi i Bashkimit të atëhershëm sovjetik, Mikhail Gorbachev.

Traktati i ka ndaluar të dyja palët të zhvillojnë dhe prodhojnë raketa me rreze nga 500 deri në 5,500 kilometra.

Shtetet e Bashkuara, si dhe NATO-ja e kanë akuzuar Rusinë për shkelje të paktit me zhvillimin e sistemit 9M729, të njohur edhe si SSC-8.

“Aleatët e NATO-s kanë qëndruar të bashkuar sa i përket shkeljes së traktatit nga ana e Rusisë”, tha Stoltenberg, në një konferencë për media më 11 shkurt.

Stoltenberg: Temë diskutimi Iraku dhe Afganistani

Stoltenberg tha se ministrat do të diskutojnë edhe për të ardhmen e misionit të NATO-s në Irak “për t’u siguruar që Shteti Islamik (IS) nuk mund të rikthehet” si dhe të vlerësojnë se “çfarë mund të bëjë më shumë NATO-ja për stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në rajon”.

NATO-ja dhe koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja kundër grupit ekstremist, të ashtuquajtur, Shteti Islamik, mbajnë misione trajnimi për forcat irakiane.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje që misioni i aleancës të marrë përgjegjësi më të madhe.

Të gjitha vendet që kontribuojnë në misionin e trajnimit të NATO-s në Afganistan do të takohen gjithashtu në Bruksel, tha Stoltenberg, duke këmbëngulur që aleatët “mbështesin plotësisht përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit dhe arritjes së një zgjidhjeje paqësore”. /Rel

Tags: kercenimministratNATOsistem

TË LIDHURA

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës
Bota

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025
Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë
Bota

Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë

22:16 | 05/07/2025
Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit
Bota

Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit

21:54 | 05/07/2025
Next Post
Coronavirusi nuk është shaka

Coronavirusi nuk është shaka

Infektoi 11 persona me koronavirus, flet biznesmeni britanik

Infektoi 11 persona me koronavirus, flet biznesmeni britanik

Në fillim u zgjodh përkohësisht, si u bë Tirana kryeqyteti i Shqipërisë

Në fillim u zgjodh përkohësisht, si u bë Tirana kryeqyteti i Shqipërisë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com