Editorial - Opinione

Coronavirusi nuk është shaka


               Publikuar në : 16:57 - 11/02/20 M S

Nga: Klodian Tomorri

Modelet e fundit matematikore të ndërtuara nga shkencëtarët e London School of Hygiene, sugjerojnë se virusi mund të prekë deri në 500 mijë vetë. Të tjerë parashikime janë edhe më të frikshme.

Nga analiza e të dhënave që janë publikuar deri tani, rezulton se 20 për qind e të prekurve nga virusi shkojnë në gjendje serioze ose kritike. Brenda këtyre 20 për qind vdesin, ndërsa 80 për qind arrijnë të shpëtojnë.

Skeptikët e perhershëm konspiracionistë, e etiketuan si shakanë e radhës dhe lojë për të shitur vaksina. Por tani, gjerat janë të qarta. Ky virus është i tmerrshëm.

Tre ditët e fundit, norma e vdekshmërisë se virusit është rritur nga 2 për qind ne 2.36 për qind. Në fund ka për të qenë shumë më e lartë se kaq për një arsye. Norma e rekuperimit nga virusi është shume e ulët, ndërsa koha e rikuperimit është shumë e gjatë.

Ky virus ka shpërthyer në fund te dhjetorit dhe në 40 ditë në të gjithë botën, kane arritur te sherohen vetem 4 mijë vetë. Ky nuk është grip, por flamë.

Nje flamë që përhapet me një ritëm të paprecedentë. Pavarësisht masave shumë të forta që jane marrë për kufizimin e tij duke vene në karantinë mbi 100 milionë njerëz, virusi vazhdon të përhapet.

E vetmja e dhënë inkurajuese është se numri i rasteve te reja nuk është me progresion gjeometrik, por matematik. Pra nuk shtohet me herë, por me numër fiks rreth 3 mijë në ditë. Tani le të presim kur do arrijë pikun, por edhe një herë. Kjo nuk është shaka.

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT