Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

‘Mini-shengeni’, Nishani sulmon Ramën

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bujar Nishani paralajmëron qeverinë për Teatrin

Ish-presidenti Bujar Nishani ka sulmuar kryeministrin Rama, pas mbajtjes në Tiranë të samitit të ‘mini-shengenit’ ballkanik.

Në komentin e radhës në Facebook, Nishani shkruan se sulmet fyese të Ramës ndaj drejtuesve të shtetit, politikës dhe elitës shoqërore në Kosovë, tregojnë degradimin e tij.

Sipas tij, shqiptarët kanë nevojë dhe do të angazhohen vetëm në hapësirën dhe boshtin euro-atlantik. Për rrjedhojë, çdo skenar tjetër jashtë kësaj platforme është kurth, degradim dhe asgjesim i shqiptarëve në trojet e tyre.

Statusi

Sulmet e turpëshme, fyese, raciste deri në skizofreni të Kryeministrit rilindës ndaj drejtuesve të shtetit, partive politike, politikës dhe elitës shoqërore në Kosovë, tregojnë degradimin mjeran politik, psikosocial e human të këtij kryeministri.
Në një radiografi politike ky degradim mjeran del qartësisht i shpjegueshëm.

Njeriu që rendi i pari, me ngazëllim pas tezës antishqiptare dhe luftënxitëse, për të gjithë Evropën Juglindore, të ndarjes territorjale të Kosovës mbi baza etnike, e madje duke e propaganduar përmes kasnecëve të tij rusofil se kjo ishte ide euro-amerikane, nuk mund të tërhiqet lehtë nga misioni i marrë.
Në çdo rast që misioni i tij demaskohet dhe del në dritën e diellit, ai shfazohet si qënie.

Misioni i rradhës për të na imponuar gozhdimin jugo-sllav me tutor serbomadhinë, është një aventurë mjerane, tragji-komedi e tij dhe e kampit të cilit i shërben.
Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë nevojë për asnjë Jugosllavi bis me apo pa Serbinë mbi krye.  Shqiptarët kanë nevojë dhe do të angazhohen vetëm në hapësirën dhe boshtin euro-atlantik. Çdo skenar tjetër jashtë kësaj platforme është kurth, degradim dhe asgjesim i shqiptarëve në trojet e tyre. Bishtat e këtyre rrjeteve anti perëndim ashtu si dhe në rastin e projektit luftënxitës të ndarjes së Kosovës mbi baza etnike, po mundohen ta paraqesin “rrugën e re” jugo-sllave si ide të projektuar nga SHBA dhe BE.

Fakti që këto bishta janë të njëjtët që kanë minuar sistematikisht dhe bllokur rrugën e integrimit euro-atlantik të shqiptarëve me korrupsionin dhe krimin e organizuar e qartëson edhe më shumë synimin e tyre politik, shprehur edhe me shantazhin për “alternativa të tjera” për të fshehur dëmin që na kanë shkaktuar.
Mashtrimi i parë i rëndë i tyre për idenë amerikane dhe evropiane të ndryshimit të kufijve mbi baza etnike u denoncua dhe demontua së fundmi nga vetë përfaqësuesit zyrtarë të SHBA dhe BE.

Po kaq delirant është edhe guximi rilindës për të shantazhuar BE dhe SHBA, se nëse ata nuk mbyllin sytë ndaj inkriminimit, korrupsionit, trafiqeve, shkatërrimit të demokracisë në Shqipëri, nëse nuk anulojnë Rezolutën e Bundestagut apo nuk tërheqin kushtet e vendeve të BE për të futur vendet e rajonit në rrugën normale të demokracisë, atëhere autokratët e korruptuar të vendeve të Ballkanit kanë si alternativë zëvendësimin e integrimit euroatlantik me dyshekun jugo-sllav.
Deri tani nuk ka asnjë zë zyrtar nga BE se rajoni ynë, përfshirë shqiptarët nuk mund të jenë më pjesë e axhendës së zgjerimit në BE.
Nëse do të ketë, ai duhet të deklarohet qartë dhe vetëm atëhere shqiptarëve do t’u duhet të fokusohen vetëm tek aksi transatlantik por kurrë në mjegullën dhe greminën lindore apo extra jugosllave.

Sot për sot ne kemi garancitë zyrtare dhe publike se integrimi evropian është axhendë e pandryshuar dhe prioritare në rajonin tonë. Fakti që kjo axhendë është minuar nga korrupsioni i rilindsve, nga lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe inkriminimit të shtetit e shoqërisë, duke tentuar tani dhe shantazhimin e perëndimit me teorinë e “fanarit ndriçues mes maleve të Ballkanit”, nuk na shpërqëndron dot e as nuk na dekurajon të jemi të qartë në horizontin tonë euroatlantik.

Natyrisht që Serbia nuk e ka këtë horizont, por një tjetër, atë euroaziatik. Këtu ndahen qartë sot në shekullin e 21-të vizionet dhe interesat midis shqiptarëve dhe serbëve. Puthadorët e jugo-sllavisë në Tiranë as nuk do të na imponohen dot e as nuk do të na gënjejnë dot. Urrejtja e tyre për Kosovën, elitën politike dhe shoqërire të saj është mëse e qartë dhe e kuptueshme tani. Tradhëtarët nuk kanë kurrë komb, fê e atdhê! Ata duhen larguar sa më parë nga politikbërja shtetërore dhe e kanë të hapur udhën për në Euroazi. Ne duhet të rikthejmë sa më parë këtu qindramijëra patriotë, njerëzit punëtorë e të mirë, të larguar me pahir në detin e ftohtë të emigracionit.  #tëringremëshqipërinë

Tags: bujar nishanikosoverama

TË LIDHURA

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon
Aktualitet

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Next Post
Faton Shoshi zbulon arsyen përse nuk menaxhon më Ledri Vulën

Faton Shoshi zbulon arsyen përse nuk menaxhon më Ledri Vulën

Burri i premton publikisht gruas: O sot, o kurrë

Burri i premton publikisht gruas: O sot, o kurrë

S’ka më sekrete, Fatma tregon arsyen pse e mbante të fshehur lidhjen me Alfion

S’ka më sekrete, Fatma tregon arsyen pse e mbante të fshehur lidhjen me Alfion







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

by mirseda
10:52 | 02/01/2026
0

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, vihen në pranga shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison...

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com