Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Mini-shengeni” jofunksional pa të gjitha shtetet, i destinuar të dështojë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Mini-shengeni” jofunksional pa të gjitha shtetet, i destinuar të dështojë

Derisa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbështet nismën për “Mini-Shengenin” ballkanik, duke e vlerësuar si shumë të mirë për lëvizjen e njerëzve vetëm me letërnjoftime, si dhe ofrimin e lehtësirave të shumta në fushën e transportit të mallrave, drejtues të institucioneve tjera thonë se kjo nismë nuk mund të ketë sukses, nëse nuk do të përfshijë edhe shtetet tjera të Ballkanit.

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në fjalimin vjetor në Kuvend tha se “Mini-Shengeni” duhet të jetë i plotë me përfshirjen e të gjitha gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi të kundërtën kjo nismë nuk do të ketë sukses.

“I ashtuquajturi ‘Mini-Shengeni” ballkanik duhet të përbëhet nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm nga tri. Pra, kjo nismë që të jetë funksionale duhet të jetë i plotë, ndryshe nuk funksionon. Me këtë aleancë nuk kemi të bëjmë as me ‘Jugosllavinë e Madhe’ dhe as me ‘Shqipërinë e madhe’. Kanë kaluar ideologjitë e vjetra të shekullit të kaluar, këto duhet t’i arkivojmë. ‘Mini-Shengeni’ na duhet për të përmirësuar jetët tona në Ballkan dhe për të shuar përfundimit konfliktet”, ka deklaruar presidenti Pendarovski duke u angazhuar më tej në nevojën për thellimin e bashkëpunimit mes shteteve dhe heqje dorë nga politikat e kaluara nacionaliste që kanë sjellë luftëra dhe tragjedi të shumta.

“Ballkanit nuk i duhen ideologjitë e shekullit të XIX dhe XX. Nëse vërtetë duam jetë më të mirë, atëherë duhet të bashkohemi sipas modelit të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore”, ka theksuar Pendarovski.

Edhe njohësit e çështjeve politike, thonë se nisma e “Mini-Shengenit”, nuk do të ketë sukses nëse nuk do të jetë e plotë. Arsimi Sinani nga Qendra për studime ndërkombëtare dhe hulumtime ballkanike, thotë se kreu i shtetit e ka të qartë se çdo nismë që do të përjashtonte apo nuk do të përfshinte të gjithë shqiptarët do të jetë e dështuar.

“Është një deklaratë realiste për shkak se Pendarovski është i vetëdijshëm për rolin e shqiptarëve në rajon, e kupton dhe mendon se duhet të jetë në këtë linjë, kjo është korrekte. Por, është e pa kuptueshme se si nga ideja e Evropës e anëtarësimit në BE, në përfundojmë në grackat e doktrinës së (Nikolla) Pashiqit apo të (Ilija) Garashaninit andaj mendoj se kjo nismë paraqet një gabim strategjik”, thotë Sinani, duke theksuar se spektri i politikës kosovare si asnjëherë më parë është unik sa i përket nismës dhe se këtë sipas tij duhet të kenë të qartë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, se vështirë që kjo nismë do të jetësohet edhe për faktin tjetër të hezitimit edhe nga dy vendet tjera, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

“Nuk shoh se Kosova as që do të tentojë, bile për herë të parë po shihet se në rastin e kësaj nisme fatkeqe, për herë të parë i gjithë spektri politik i Kosovës, që është i polarizuar, është unik”, thotë Arsimi Sinani nga Qendra për studime ndërkombëtare dhe hulumtime ballkanike, duke shtuar se pa njohjen e Kosovës nga Serbia, nismat e tilla vështirë se do të mund të jenë funksionale.

Ndërkohë, partitë politike thonë se mbështesin çdo nismë rajonale që ka për qëllimin afrimin e shteteve dhe forcimin e bashkëpunimit mes tyre për lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, por sipas tyre prioritet kryesore duhet të mbetet angazhimi për anëtarësimin e tyre në strukturat euroatlantike./REL

Tags: edi ramaminishengenVuciczaev

TË LIDHURA

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan
Politikë

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë
Politikë

“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë

20:02 | 15/12/2025
Next Post
Publikohet lista e finalistëve në Fest’58, emrat ‘surprizë’ që nuk u kualifikuan

Publikohet lista e finalistëve në Fest'58, emrat 'surprizë' që nuk u kualifikuan

‘Tritol në makinë’, flet kryegjyqtari i Vlorës Haluci: Pista kryesore e hetimit

‘Tritol në makinë’, flet kryegjyqtari i Vlorës Haluci: Pista kryesore e hetimit

Zaev preket nga situata në Durrës, zbulon dokumentin që do të miratohet sot

Zaev preket nga situata në Durrës, zbulon dokumentin që do të miratohet sot







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë
Showbizz

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë

by mirseda
22:41 | 15/12/2025
0

Nga një bashkëpunim televiziv te plane të qarta për një të ardhme së bashku. Historia e artistit...

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

21:46 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com