Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe zyrtarë të arrestuar, detaje për operacionin “Shpirti”

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Miliona euro pasuri dhe zyrtarë të arrestuar, detaje për operacionin “Shpirti”

Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka përcjellë detajet për operacionin e përbashkët Shqipëri-Itali. Mes të arrestuarve janë prokurorë, punonjës policie dhe zyrtarë lokalë, të cilët kanë favorizuar bandat e drogës. Ai tha se tashmë është identifikuar gjithë zinxhiri i rrjetit të trafikut të drogës, dhe janë sekuestruar disa milionë euro pasuri.

“Pati shkëmbim informacioni efektiv dhe të menjëhershëm që u pasua me ekzekutimin e 28 masave të sigurimit të dhëna nga Gjykata e Posoçme. Është identifikuar gjithë zinxhiri i rrjetit të trafikut të drogës nga kultivimi i saj deri në trafikimin në Itali. Është provuar përfshirja e zyrtarëve në këtë aktivitet kriminal. Bëhet fjalë për prokurorë, policë, administrator të pushtetit lokal. Janë sekuestruar disa milionë euro pasuri.

Kanë qenë 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë që kanë dhënë kontributin e tyre. Një vit më parë ishin në një konferencë në Romë, ku sqaruam fazën e parë të këtij operacioni dhe unë theksova se do t’i shkojmë deri në fund hetimit, për të zbuluar këdo që është i përfshirë që të përgjigjet penalisht, përfshirë dhe zyrtarë publikë. Jemi në situatën ku e kemi mbajtur premtimin dhe do vazhdojmë në të njëjtën rrugë”, tha Kraja gjatë konferencës së përbashkët me AntiMafian Italiane.

Shefi i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho, u shpreh se sot u arrit një objektiv madhor. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai tha se bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë është intensiv, i ngushtë dhe konstant.

“Dua të përshëndes shefin e SPAK, Arben Kraja, të cilin e komplimentoj. Operacioni që SPAK po çon përpara, tanimë nga shumë kohë që kur Kraja ka marrë drejtimin e kësaj zyre janë të rëndësie të veçantë. Dua të nënvizoj se ky operacion ndjek atë të para pak muajve. Dua të them se edhe një herë bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë është veçanërisht intensiv, i ngushtë dhe konstant.

Dua të nënvizoj se prej kohësh kemi përgjegjshmërinë të bashkëpunojmë me respektin që lidh dy zyrat për të arritur rezultate të jashtëzakonshme. Sot është arritja e një objektivi që tregon se si bashkë arrijmë të ndjekim edhe aspekte që lidhen me ‘pabesinë’ e disa institucioneve mbi të cilat vendet tona duhet të tregojnë kujdes të veçantë.

Kemi bërë një ndarje konstante të informacionit. Bashkëpunimi ynë Itali-Shqipëri konsiston të forcojmë strukturat që kanë për detyrë të luftojnë krimin e organizuar. Ndaj edhe strukturat duhet të mbështesin.

Dua të vlerësoj edhe DIA dhe policinë shqiptare që kanë bërë një detyre të një delikatese të jashtëzakonshme. Është arritur të shkatërrohet një organizatë me një shtrirje ndërkombëtare. Do të vazhdojmë të operojmë së bashku. Arben Kraja me ekipin e tij ka një kapacitet të jashtëzakonshëm në drejtim të hetimit”, tha De Raho.

Tags: Arben KrajaFederico Cafiero De RahoKreu i SPAKShefi i Antimafias italiane

TË LIDHURA

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit
Aktualitet

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE
Politikë

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit
Politikë

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Next Post

Euro 2020/ Zvicër - Spanjë, takohen sot dy kombëtaret e "tërbuara" të 1/8-ave

Historike/ 2 korrik 1990, si shënoi fundin e rregjimit hyrja në ambasada

Pse duhet pasur kujdes nga presidenca sllovene e BE-së

Pse duhet pasur kujdes nga presidenca sllovene e BE-së







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

by mirseda
22:28 | 17/02/2026
0

Presidenti i Perusë, José Jerí, u shkarkua nga detyra pasi Kongresi kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes,...

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com