E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Historike/ 2 korrik 1990, si shënoi fundin e rregjimit hyrja në ambasada

Më 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë, duke mposhtur frikën e një diktature gjysmëshekullore, mësynë ambasadat e huaja. 31 vitë më parë ata ndoshta nuk e dinin se në ato momente tronditëse ata po shenjonin edhe kthesën e madhe të Shqipërisë drejt një sistemi tjetër. 2 Korriku u quajt si eksodi i madh i shqiptarëve. Ishte ky hap që i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri, duke u hapur mijëra vetëve portën e lirisë. Disa muaj më vonë do të shënoheshin edhe protestat e studentëve dhe starti i pluralizmit politik. Gjer atëherë, Shqipëria dukej për shërbimet e huaja si kalaja e socializmit në Adriatik, si një Kubë në Ballkan.

Por rreth 5 mijë persona e kishin shembur brenda natës këtë “kala të socializmit”. Dhe vetë rregjimi, I frikësuar nga figura që mund të bënte ajo mësymje në ambasada, përgatiti largimin e tyre në orët e vona të natës pas 11 ditësh që kishin qëndruar brenda mureve të selive diplomatike, të rrethuar nga policia. Dhjetëra autobusë me në krye e në fund makina të policisë, që më shumë i ngjanin një kortezhi mortor të diktaturës, u nisën drejt Durrësit, për të hipur në anije, nga ku më pas do shpërndaheshin nëpër vendet e ambasadave përkatëse. Në lojë për largimin e tyre kishte hyrë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në atë kohë, Peres De Kuelar, i cili në Maj të vitit 1990 kishte vizituar Tiranën.

Kështu, më 13  korrik 1990 u larguan 4.691 persona. Kështu, u larguan 550 persona që kishin hyrë në ambasadën franceze, 3300 vetë që kishin hyrë në ambasadën gjermane, 812 vetë që kishin hyrë në ambasadën italiane, dhe 29 persona që kishin hyrë në ambasadën greke. Anijet i prisnin në Durrës, ndërkohë që largimi u bë në mbrëmje, pak para orës 22, për të shmangur praninë e shumë njerëzve në rrugë. Por Rruga e Durrësit si dhe Rruga e Kavajës i përcolli autobuzët, pa ditur se bashkë me ikjen e tyre po shihte edhe rrëzimin e diktaturës.

Organizimet e mëvonshme të shoqatave të veteranëve, të grave të frontit demokratik, apo edhe organizatat e partisë nëpër ndërmarrjet e ndryshme, ishin thjesht këngët e fundit të zisë. Dënimi moral i të larguarve dhe familjarëve të tyre, ishte thirrja e dëshpëruar e atyre që nuk mund të krenoheshin më me “diktaturën e proletariatit”. Por, fatkeqësisht, emigracioni aty vetëm nisi, pa mundur të ketë një fund, apo një dëshirë për të mos qenë kryedëshira e shqiptarëve./ Tirana Today

Video: ATSH- Edmond Prifti

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...