Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta: Shqipëria ndodhet në krizë të rëndë Kushtetuese, po rrezikohet stabiliteti i vendit!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta: Shqipëria ndodhet në krizë të rëndë Kushtetuese, po rrezikohet stabiliteti i vendit!

Në një konferencë të jashtëzakonshme, presidenti Meta ka dhënë argumentet për anulimin e zgjedhjeve, parashikuar në datën 30 qershor. Ai tha se sipas Kushtetutës, presidenti cakton datën e zgjedhjeve, duke bërë njëkohësisht edhe një bilanc lidhur me zhvillimet e jetës politike, e cila ka pësuar një krizë përfaqësimi.  “Jam sot për të shpjeguar para jush dhe gjithë qytetarëve, arsyet për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit. Në zbatim të nenit 92, Presidenti i Republikës është organi i vetëm Kushtetues, që ka për kompetencë caktimin e datës së zgjedhjeve si dhe për zhvillimin e referendumeve. Konkretisht në këtë dispozitë, Kushtetuta përcakton datën e zgjedhjeve. Pa pasur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo vendore nuk mund të zhvillohen”, deklaroi Meta.

Meta nënvizoi edhe një herë tjetër se ka bërë të gjitha përpjekjet, që palët të gjenin gjuhën e përbashkët, e të bashkëpunonin. Por duke parë gjendjen e agravuar mes tyre, presidenti tha se pavarësisht përpjekjes, ka konstatuar thellimin e krizës. Ai rikujtoi ditën kur është vendosur 30 qershori si data për zgjedhje, e cila është dekretuar në kushtet e një klime normale demokratike. “Presidenti ka caktuar datën 30 qershor si ditën e zgjedhjeve, është dekretuar në muajin nëntor në kushtet e një klime normale demokratike”, tha ai.

Kreu i shtetit e konsideroi si rrezik serioz, ndërsa në zgjedhje kandidohet me një kandidat. “Dita e realizimit të zgjedhjeve duhet të jetë një ditë bashkimi dhe jo përçarje për popullin. Është dekretuar data në kushtet e një klime normale politike në vend. Presidenti ka ndjekur në vijimësi masat administrative për realizimin e këtij procesi, por rezulton se në skadim të afatit të regjistrimit të partive politike, ato të opozitës nuk janë regjistruar, pasi sipas tyre nuk mund të garantohen standardet për zgjedhje të lira. Ky vendim i opozitës, pason vendimin e saj për djegien e mandateve. Nga ana tjetër, Shqipëria po kalon një krizë Kushtetuese.

E gjithë kjo gjendje është shqetësuese dhe rrezikon stabilitetin e vendit. Si president kam bërë të gjitha përpjekjet, dhe kam bërë thirrje mes palëve që të gjejnë zgjidhje dhe të kalojnë krizën, por përpos thirrjeve sërish me keqardhje konstatoj se palët politike reflektojnë thellim të ndasive mes tyre.

Qeveria synon të shkojë e vetme në zgjedhje, pa marrë asnjë hap për zgjidhen e krizës dhe dialog, nga ana tjetër edhe opozita shprehet se do të pamundësoje zgjedhjet, në vlerësim të situatës dhe gjuhës së urrejtjes… eksiton rreziku që vendi të shkojë drejt përshkallëzimit të pasojave të pakontrollueshme. E konsideroj këtë moment si moment serioz për paqen në vend”, u shpreh Meta.

Tags: bashaMetaramaZgjedhjet

TË LIDHURA

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet
Aktualitet

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

21:02 | 14/04/2026
Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit
Aktualitet

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

20:59 | 14/04/2026
Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin
Aktualitet

Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

20:48 | 14/04/2026
Next Post
“Pa datë nga Presidenti, s’ka zgjedhje”/ Meta i vendosur: S’mund ta çoj vendin në luftë

“Pa datë nga Presidenti, s’ka zgjedhje”/ Meta i vendosur: S’mund ta çoj vendin në luftë

Terror në Krujë, disa persona grabisin para dhe bizhuteri

Detajet/ Atentat me armë zjarri në Tepelenë

Meta anuloi zgjedhjet e 30 qershorit/ PS përgatit shkarkimin e Presidentit nga Kuvendi

Meta me deklaratë ‘bombë’: Vendi në rrezik. Data për zgjedhjet të dakordësohet politikisht 







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet
Aktualitet

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

by mirseda
21:02 | 14/04/2026
0

Në lidhje me ngjarjen e zjarrit të rënë në një kompleks banimi në kryeqytet, Inspektorati i Përgjithshëm...

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

20:59 | 14/04/2026
Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

20:48 | 14/04/2026
Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

20:44 | 14/04/2026
Më shumë se dy orë bisedime me Libanin/ Ambasadori izraelit: Jemi në të njëjtën anë

Më shumë se dy orë bisedime me Libanin/ Ambasadori izraelit: Jemi në të njëjtën anë

20:32 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com