Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Meta kthen sytë nga Athina, dekoron ambasadoren greke. Ngjela: Kërkon aleatë që ta shpëtojnë nga reforma

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta kthen sytë nga Athina, dekoron ambasadoren greke. Ngjela: Kërkon aleatë që ta shpëtojnë nga reforma

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka filluar të afrojë pranë vetes Greqinë. Pas flirteve me Rusinë dhe sulmeve ndaj SHBA, Meta duket se tani ka kthyer sytë tek grekët. Ditën e djeshme ai dekoroi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Eleni Sourani.

Nderimi diplomates greke iu bë për kontributin që ajo ka dhënë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Gjatë ceremonisë së dekorimit, Meta u shpreh se shqiptarët duhet të ecin krah për krah me grekët. Por kjo lëvizje e Ilir Metës vjen në një kohë kur Greqia po kërcënon Shqipërinë se do të vendosë veto për negociatat nëse nuk respektohen të drejtat e minoritarëve në vendin tonë. Si duket, Meta e dekoroi ambasadoren greke me qëllim që ai vetë të mbajë marrëdhënie të mira me ta, në një kohë kur qeveria kritikohet. Në fakt, nderimi i Eleni Sourani vjen pas dhënies së nënshtetësisë për Kryepeshkopin grek, Anastas Janullatos.

Edhe pse ky i fundit e kishte kërkuar me ngulm nënshtetësinë por presidentët e mëparshëm nuk ia kishin dhënë, Meta veproi ndryshe, duke afruar kështu pranë vetes grekët. Me lëvizjen e djeshme ai i forcoi edhe më shumë marrëdhëniet. Mesa duket, pas luftës së fortë që presidenti iu ka shpallur SHBA-BE, po gjen aleatë alternativë.

Pas Rusisë dhe Turqisë, në listë u shtua edhe Greqia. Me Rusinë Meta ka patur gjithmonë marrëdhënie të mira sepse ka dhënë intervista për mediat ruse, ndërsa ambasada ruse në Tiranë nuk e sulmon asnjëherë atë. Sa iu takon marrëdhënieve me Turqinë, kujtojmë që pak ditë më parë kreu i shtetit u takua me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, duke e afruar kështu pranë vetes. Tani Meta i ka kthyer sytë tek Greqia. Vlen të theksohet fakti se i pranishëm në ceremoni ishte edhe vetë Janullatos. Pasi i dha nënshtetësinë shqiptare këtij të fundit, Meta vlerësohet shumë nga grekët. Madje, Ilir Meta është i vetmi politikan shqiptar që është nderuar nga Greqia me një titull të lartë.

Reagimi i Ngjelës

Lidhur me këtë lëvizje të Ilir Metës dje reagoi edhe avokati Spartak Ngjela. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Ngjela deklaroi se presidenti po shikon në drejtim të Greqisë me qëllim që kjo e fundit ta ndihmojë të shpëtojë nga reforma në drejtësi. “Greqia nuk i vendos dot veto Shqipërisë për negociatat sepse i ka 350 miliardë borxh Gjermanisë. Meta kërkon të shpëtojë, kërkon ndihmë nga Greqia dhe nga të gjitha shtetet e tjera sepse ka penalitetin tani.

Ai do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, do të dënohet apo jo me burg nuk e dimë, por penalizmi i tij hap negociatat me Bashkimin Evropian. Ky është kusht, njësoj si kushti që i ishte vënë Kroacisë për arrestimin e kryeministrit. Kryeministri kroat i arrestuar dhe i dënuar brenda kushtit të BE ishte një minor i vogël para Metës. Meta është krokodil i madh. Kështu që ai tani po bën të gjitha përpjekjet, po afron njerëz që t’i ketë për t’iu kërkuar ndihmë, por e ka të kotë, nuk bën dot asgjë”, tha Ngjela.

Sipas tij, çdo përpjekje e Metës për të shpëtuar përmes fqinjëve është e dështuar sepse shqiptarët shumë shpejt do të marrin frymë. “Përsa i përket dekorimit të ambasadores, është një përpjekje e dëshpëruar. Nuk ka shumë rëndësi se kë dekoroi. Situata ballkanike është që të marrin frymë shqiptarët. Do marrë frymë arbërore shumë shpejt e këtë nuk e ndalojnë dot as Meta, as ambasadorët, askush. Por eliminimi i korrupsionit shqiptar është një kusht pa të cilin nuk mund të hapen negociatat. I pari qëlloi të ishte Meta. Kështu që do të vazhdojë loja”, tha Spartak Ngjela. /Gazeta SOT

 

Tags: Greqiailir metaSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë
Aktualitet

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues
Aktualitet

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

20:03 | 15/04/2026
Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat
Aktualitet

Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

19:51 | 15/04/2026
Next Post
Thanë se është ndarë nga boksieri, moderatorja shqiptare reagon për herë të parë

Thanë se është ndarë nga boksieri, moderatorja shqiptare reagon për herë të parë

Përplasen 3 automjete, 4 persona në gjendje të rëndë

Përplasen 3 automjete, 4 persona në gjendje të rëndë

Amerikë/Deputeti qëllohet me snajper, shpëton nga jeleku antiplumb

Amerikë/Deputeti qëllohet me snajper, shpëton nga jeleku antiplumb







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar
Kryesore

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

by mirseda
21:24 | 15/04/2026
0

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare piktori i njohur Skënder Kamberi. Me një jetë të dedikuar...

Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

21:18 | 15/04/2026
Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

21:05 | 15/04/2026
Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West

Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West

20:53 | 15/04/2026
Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com