E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Meta i trembet shkarkimit, sulmon anëtarët e Kushtetueses

Në datën 18 janar të vitit që vjen, Gjykata Kushtuese do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, i cili e ka shkarkuar kreun e shtetit, Ilir Meta. Ky i fundit, në një intervistë për emisionin “Log” më “ABC”, teksa ka refuzuar që të komentonte vendimin e Kushtetueses që legjitimoi “30 qershorin”, sulmoi anëtarët e kësaj gjykate.

Sipas tij, ata gabuan që për këtë çështje që iu drejtuan Komisionit të Venecias. “Dërgimi i çështjes së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019 nga ana e Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Venecias, ishte surprizë për mua si Kreu i Shtetit.

Republikën e Shqipërisë e njohin vetëm anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Është skandal që një anëtar i Gjykatës Kushtuese t’i drejtohet Komisionit të Venecias për Kushtetutën, që ka shkruar ky Komision, pasi kjo i bie që ata janë të paaftë.

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin zgjedhje moniste. Dua që vendi të ketë një Gjykatë Kushtuese të denjë, të pa kapur dhe jo anëtarë që betohen tek lumi Lana. Gjykata Kushtetues duhet të shprehej që në korrik për këtë çështje. Nuk kam shqetësim se çfarë vendimi do të marrë trupa e saj për mua. Edhe sikur të marrin vendim 30 me zero, ky nuk është shqetësimi im, pasi unë e kam raportin me popullin. Gjykata Kushtetuese është nën presion, por jo nga unë”, deklaroi ai.

Duke sulmuar indirekt anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kjo dëshmon se presidenti Meta i frikësohet një shkarkimi të mundshëm më 18 janar.

Meta zbulon të tjera ‘pazare’

Ilir Meta vijon të mbajë të njëjtin qëndrim duke thënë se ka qenë kreu i PD-së Lulzim Basha, ai që e ka caktuar datën e zgjedhjeve lokale më 13 tetor bashkë me Oerd Bylykbashin në zyrën e presidentit. Meta shkoi dhe më tej duke thënë se ka edhe pamje filmike si prova. Sipas presidentit, ndonëse Basha e caktoi vetë datën, nuk e regjistroi PD-në këto zgjedhje.

Lexo edhe :   Taulant Balla i shkoi në Presidencë, Meta hedh hapin e radhës

“Ky zotëria (Lulzim Basha) që thotë se unë gënjej, besoj e njohin të gjithë shqiptarët seriozitetin e tij në raport me të vërtetat. Ky zotëri në datën 2 qershor 2019 paralajmëroi se ne 8 qershor do behet nami dhe përgjegjësinë ta mbaje sovrani. Ndaj për arsyet qe janë bere publike unë mora vendimin.

Lexo edhe :   Zbulohet data e caktuar nga Meta për zgjedhjet e pjesshme vendore

Ky zotëri ka vizituar zyrën time dhe datën e ka caktuar ky (13 tetorin). 13 tetor, e ka caktuar ky zotëria në zyrën time, sepse Rama refuzoi të bënim takime bashkë. Unë u detyrova të shpallja një datë tjetër dhe isha i detyruar ta shpallja me dakordësinë e opozitës.

Datën e caktoi Basha bashkë me Oerd Bylykbashin te unë. Ka filmime dhe është e mirëdokumentuar nëse doni u jap edhe pamjet. Anulimi ishte për shmangur dhunën se ai se shmangte dot. E dyta datën 13 tetor e ka caktuar ai sepse unë s’mund të thosha apriori do shkoni me 13 tetor.  Mirë Ramës si interesonte 13 tetori, po ky ç’a interesi kishte, kryetari i opozitës që të mos regjistrohej për zgjedhjet e 13 tetorit? Pse u regjistrua LSI etj dhe s’u regjistrua partia kryesore”, tha presidenti.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...