Foto Galeri

Meta heq kollaren e përvesh mëngët pas konferencës së jashtëzakonshme. Ja kë takon (foto)


               Publikuar në : 09:38 - 25/06/19 M. S

Pas konferencës së lajmëruar në orën 8 të mëngjesit, pasi ka dhënë mesazhet e tij për vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe përplasjen me mazhorancën, kreu i shtetit, Ilir Meta, ka hequr kollaren dhe xhaketën dhe ka konsumuar një kafe me gazetarët.

Gjatë takimit me gazetarët, ai shfaqet i qeshur, madje duke bërë batuta me përfaqësuesit e medias, të cilët e kanë nisur ditën e punës që herët në mëngjes.

Sikundër duket qartë nga këto foto, Meta ka përveshur mëngët, me gjasa duke i shpjeguar gazetarëve qëndrimet e tij.

Në konferencën për media, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, paralajmëroi mazhorancën me në krye Edi Ramën se do të përballen me ligjin nëse vijojnë me paligjshmëri.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT