E premte, 10 Korrik, 2020
18 C
Tirana

Elona Agolli takon Ismail Kadarenë, mikun e të atit: E mallëngjyer

Më të lexuarat

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Meta publikon fotot me Thaçin nga Gjiri i Lalzit, ja kush tjetër ishte me ta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Nga fotot e publikuara nga kreu...

Po fliste me Princin Charles, punonjësit të supermarketit i bie të fikët (Video)

Mediat britanike së fundmi kanë publikuar një video, ku shfaqet një punonjës supermarketi të cilit i bie të fikët teksa bashkëbisedonte me Princin Charles. Ky...

Pamje të rralla/ Ndodh 1 në 80 mijë raste, vjen në jetë fëmija me ‘këmishë’ (FOTO)

Një foshnje në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet, ka lindur i mbështjellë me qese amniotike, që në gjuhën popullore cilësohet si 'i lindur me...

“Do ta rikthejmë Milanin në një superfuqi”, zyrtari i njohur shpalos planin që ka

Për hir të së vërtetës performanca e Milanit këto kohët e fundit nuk ka qenë shumë e kënaqshme! Të shumtë janë personat që thonë se...

Djali i saj u gjet i vetëm në varkë, zhduket aktorja e njohur amerikane

Aktorja e njohur amerikane, Naya Rivera, është shpallur e humbur pasi djali i saj i vogël u gjet i vetëm në një varkë në...

Vajza e shkrimtarit të mirënjohur Dritëro Agolli, Elona Agolli ditën e djeshme ka takuar mikun e babait të saj, të madhin Ismail Kadarenë.

Elona pasi ka takuar shkrimtarin e madh nuk ka ngurruar që përshtypjet tej mase pozitive t’i ndajë me të gjithë ndjekësit në rrjetin social Facebook. Vajza e Agollit, me fjalët më të përzemërta ka përshkruar takimin e shumëpritur…

Postimi i plotë:

“Pak pas mesditës, në kafenenë mes gjelbërimit, aty ku vite më parë babai im ishte takuar me mikun e tij të vjetër , Ismail Kadare , do të ulesha edhe unë, përballë tij, e mallëngjyer dhe jo me pak emocione .

“Zoti Kadare po ju priste, si rrallëherë ndodh me dikë .”- përsëriste botuesi dhe miku ynë Bujar Hudhri . U ula pranë , duke vëzhguar sytë e buzëqeshur, qëndrimin plot siguri , siguri që përcjell madhështia, gjeste e mimikë që transmetonin përmallim , pasi pranë tij qëndronte vajza e mikut , ( miqësi që të paktë e kanë kuptuar në ngjyra, thellësi e dimension);

“ Ky do të ishte lajm -,theu heshtjen me plotësinë e zërit të tij . Pasi unë kam qenë shumë mik i afërt me Dritëroin dhe madje shumë herët, që në Gjirokastër, mik i ngushtë…Atë çfarë unë ndaja me të , nuk e ndaja me askënd. Është punë tjetër çfarë serviret në skenarë të sajuar.” Vijonte rrjedhshëm biseda dhe vetja herë më kthehej në fëmijë kur xhaxhi Ismailin e dëgjonim dhe e shihnim me kureshtje , pasi ai ishte figura magjike dhe mistike, dhe herë adoleshente kur dhurata e një këmishe të hollë , ngjyrë gjaku , më nxiste në rrugëtimin e vrasjemendjes të përse-ve dhe simbolikës së asaj dhurate .

U fol për shumëçka rreth asaj tavoline ; për Gorkin dhe letërsinë e realizmit socialist , për figurën e diktatorëve në anët e tyre mizore por dhe të vanitetit , vanitet që disa herë i lejonte të bënin edhe të mira; për Fishtën me hamendësimin “ a do të dinte në gjallje të tij kundërshtitë e krijuara falë veprës së tij “, për Lasgushin dhe librat e kujtimeve mbi të, për zhanrin e memoireve dhe sa i përhapur është në letërsinë e vendeve të ish -Lindjes ; hera – herës biseda ngjyrosej edhe nga ironia( sa e ngjashme me atë të babait tim ! ) .

Qëndruam gjatë dhe u fol gjatë , por “ e padukshmja “, ajo çfarë shpirti përcillte , shprehej në dritën dhe përmallimin e hijshëm të syve. Një flutur e murrme vringthi bëri një gjysëm rreth mbi tavolinën ku qëndronin gotat tona. Ndoshta vetëm unë e vura re , ndoshta veçse mua më ndjek në dhomat e trurit tim “ ëngjëllushja” flutur. Isha unë aty , ajo , bija , që përcjell mesazhet e shpirtit dhe rrekej të hapte portat e alkimisë së shpirtrave”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dalin rezultatet e tamponëve, zbulohen emrat e 3 lojtarëve të Partizanit që janë infektuar

Partizani ka marrë përgjigjet për pjesën më të madhe të lojtarëve, të cilët kanë bërë testet për COVID-19. Tre futbollistë të tjerë kanë dalë...

Detajet/ Gjendet një trup i pajetë brenda Portit në Durrës

Në orët e para të ditës është gjetur trupi i pajetë i një personi në Durrës, brenda rrethimit të Portit. Duke iu referuar të dhënave...

‘Çmenden’ temperaturat, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb, masat ajrore të ngrohta mbeten prezente në vendin tonë, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Ndërsa në zonat malore parashikohet të...

Po fliste me Princin Charles, punonjësit të supermarketit i bie të fikët (Video)

Mediat britanike së fundmi kanë publikuar një video, ku shfaqet një punonjës supermarketi të cilit i bie të fikët teksa bashkëbisedonte me Princin Charles. Ky...

Paqe ka kur nuk i hidhet benzinë zjarrit politik

Nga Skënder Minxhozi Ilir Meta ka bërë një konstatim të drejtë në orët e fundit. Ka vërejtur se tek ne, përkundër Maqedonisë së Veriut, ka...