Pas konferencës së lajmëruar në orën 8 të mëngjesit, pasi ka dhënë mesazhet e tij për vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe përplasjen me mazhorancën, kreu i shtetit, Ilir Meta, ka hequr kollaren dhe xhaketën dhe ka konsumuar një kafe me gazetarët.
Gjatë takimit me gazetarët, ai shfaqet i qeshur, madje duke bërë batuta me përfaqësuesit e medias, të cilët e kanë nisur ditën e punës që herët në mëngjes.
Sikundër duket qartë nga këto foto, Meta ka përveshur mëngët, me gjasa duke i shpjeguar gazetarëve qëndrimet e tij.
Në konferencën për media, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, paralajmëroi mazhorancën me në krye Edi Ramën se do të përballen me ligjin nëse vijojnë me paligjshmëri.