Pas një sërë ligjesh të kthyera Kuvendit për rishqyrtim, presidenti Meta ka dekretuar ditën e sotme aktin normativ për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave.
Përmes një njoftimi, Meta tregon se ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 80/2019 Për miratimin e aktit normativ, për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”.
“D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”, thuhet në njoftim.