Aktualitet

“E lanë të plagosur te dera e spitalit” 23-vjeçari shqiptar humb jetën në Spanjë


               Publikuar në : 11:59 - 13/12/19 M P

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Valencia të Spanjës, pasi është plagosur me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën dhe sipas mediave lokale disa persona të panjohur e kanë sjellë të riun shqiptar te dera e spitalit të plagosur dhe e kanë lënë aty.

Ata nuk kanë dhënë asnjë informacion për emrin e tij, plagët apo detaje të tjera që mund të ndihmonin, por e kanë braktisur dhe janë larguar me shpejtësi. Menjëherë i riu është marrë nga mjekët, të cilët kanë bërë maksimumin për ta mbajtur në jetë. Mjekët kanë konstatuar plagë të shumta me armë zjarri në trupin e të riut.

Pavarësisht kurimit, plagët e shumta në trup kanë qenë fatale për shqiptarin, i cili nuk ka ndërruar jetë.

Policia është duke kërkuar se cilët ishin personat që e lanë shqiptarin e plagosur tek dera e spitalit, gjë e cila do t’i çojë në zbulimin e ngjarjes.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT