Politikë

Viktimat në Thumanë/Vasili: Ja cilët pushtetarë duhen marrë në pyetje


               Publikuar në : 12:21 - 13/12/19 B H

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar një video në Facebook, përmes së cilës akuzon qeverinë për viktimat e tërmetit.

Në video duket zv.kryeministri Erion Braçe i cili thotë se banorët e Thumanës janë lajmëruar që të dalin nga pallati, që pas tërmetit të 21 shtatorit. Mirëpo i pyetur nëse këto pallate ishin shpallur të pabanueshme ai thotë se duhet të shikohen dokumentet.

Vasili kërkon që të zbardhen fajtorët për këtë ngjarje, teksa kërkon thirrjen në Prokurori të Braçes ose të kryebashkiakut të Thumanës.

Postimi i plotë:

Viktimat e Thumanes akuzojne.(VIDEO).

Njerezit e pushtetit genjyen per Thumanen.

Pse genjyen?

Kush genjen,Kryetari i Bashkise apo Zv.kryeministri?

Pse nuk i therret prokuroria keta?

Pse nuk pyeten,hetohen,procedohen nga prokuroria?

Apo kjo eshte “prokuroria qe duam” sipas rilindjes?

Heshtja e prokurorise bashkefajesi e rende.

Shiheni VIDEON flet vetë…..dhe ne te vertete eshte aq e thjeshte sa s’ka nevoje as per prokuror.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT