E hënë, 25 Maj, 2020
16 C
Tirana

Mediat serbe spekullojnë se SHBA po zbaton skenarin “Gruevski” ndaj Albin Kurtit

Më të lexuarat

Koronavirusi në Shqipëri/ Rritet numri i viktimave

Në Shqipëri është rritur numri i viktimave nga COVID-19, duke shkuar në 32. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se mbrëmjen e sotme ka ndërruar...

“Rreth 131 mijë debitorë nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje”, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, iu bën thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e...

Si do bëhet hapja e transportit publik? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se hapja e transportit publik do të bëhet “pjesë-pjesë”. Kreu i Qeverisë sqaroi qytetarët se deri në fund të...

Aksident rrugor në aksin Seman-Fier, plagosen dy persona

Së fundmi ka ndodhur një aksident rrugor në aksin Seman-Fier. Aksidenti ka ndodhur përkatësisht në zonën e njohur si Çlirim i Fierit. Raportohet se kanë mbetur...

COVID-19/ Kur do hapen kufijtë? Rama tregon datën

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se Shqipëria do të hapë kufijtë tokësorë me fqinjët, më datën 1 Qershor. “Duke nisur nga 1 Qershori do...

Si paraqitet situata nga koronavirusi në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Si paraqitet situata nga koronavirusi në Itali? Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se 50 persona kanë humbur jetën në shtetin fqinj gjatë 24 orëve të...

Zbulohet biznesmeni që mbante milionat në makinë, ja ku do i çonte

Të dhëna të reja kanë dalë nga hetimet paraprake, sa i takon vjedhjes së lekëve nga bagazhi i mjetit të një biznesmeni. Me datë...

Grabitja e milionave/ Vëllai dhe i dashuri i spikeres ndoqën biznesmenin

Lidhur me grabitjen e një shume të majme parash në Tiranë, mësohet se dy grabitësit janë njerëzit e afërt të një ish-spikereje. Donald Hoxha...

“E ndoqa me vrap derisa u lodh”, flet i riu që ndali rrëmbimin e fëmijës në Korçë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmë në Korçë, teksa një vajzë 4-vjeçare është tentuar të rrëmbehet ndërsa ishte me nënën e saj. Ishin banorët...

Ekzekutohet para derës së shtëpisë, 25-vjeçari para 3 muajve kishte ardhur nga Belgjika

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një i ri është ekzekutuar me kallashnikov, pranë shtëpisë së tij në zonën e “Ujit të...

Një lëvizje pas zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës për rinumërim votash duket se njofton skenarë të mundshëm për të nxjerrë jashtë loje në formimin e qeverisë Lëvizjen Vetëvendosje. Së pari vetë kërkesa, ndonëse legjitime, hap spiralen e kontestimit dhe korrigjimit eventual të përqindjeve, ndërkohë që menjëherë sapo rezultati u u bë i qartë, nga Beogradi nisën intrigat dhe presionet.

Media të ndryshme nënvizuan faktin se për krijimin e qeverisë së re një fakto përcaktues është edhe Lista Serbe e cila me përkufizim kushtetues duhet të jetë e përfaqësuar në qeverisje. Mirëpo Serbia nuk duket e gatshme që të pranojë si opsion të parë një qeveri të drejtuar nga LVV-ja. Gazeta “Vecernje Novosti” spekullon sot përmes një shkrimi në të cilin referon burime diplomatike, se SHBA-të po presojnë për krijimin e një qeverie mes PDK-së dhe LDK-së, më saktë Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, një aleancë kjo që cilësohet si “një ndër tre kombinacionet paszgjedhore për formimin e qeverisë së re”.

Gazeta nuk sqaron se përse ky presion i SHBA-së, ndërkohë që pak ditë më parë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i njohur si shakaxhi patologjik, deklaroi se ai e dinte që më parë rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Lista Serbe faktorizohet në këtë ekuacion përmes kushteve që zbardhen nga Beogradi: heqja e taksës mbi mallrat serbe, zhbllokimi i formimit të Asosacionit të Komunave Serbe dhe përmirësimi i gjendjes së komunitetit serb në Kosovë.

Këto kushte duken qartë se i vihen si një lloj ultimatumi Kurtit, i cili ka ndërtuar karrierën dhe suksesin politik mbi kundërshtimin e tyre. Ndonëse ai ka pranuar se do ta zëvendësojë taksën për mallrat serbe me reciprocitetin, për Asosacionin është diçka e paimagjinueshme që të premtohet a priori. Nga ana tjetër kreu i Vetëvendosjes njoftoi dje përmes një interviste për Top-Channel se do të niste një fushatë nga poshtë – lart për të bindur të gjithë aktorët në formimin e qeverisë së re. I pyetur për pajtimin me serbët, Kurti nënvizoi se ai është për integrimin e tyre, pasi pajtimi do të vijë në momentin kur Serbia, jo serbët e Kosovës, të kërkojë falje për krimet e bëra.

Lexo edhe :   Bosnja mbështet Kurtin për qëndrimin kundër shkëmbimit të territoreve
Lexo edhe :   Bosnja mbështet Kurtin për qëndrimin kundër shkëmbimit të territoreve

Teknikisht Kurti ndodhet në të njëjtën situatë që u ndodh Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë, i cili ndonëse doli parti e parë në zgjedhje, u refuzua në blok nga spektri politik shqiptar që deri në atë moment kishte bashkëqeverisur me të. Arsyeja e vetos ndaj tij, veto e cili shpërfilli edhe votën, ishte presioni amerikan, i ushtruar përmes Tiranës zyrtare, e cila shiti në opinion një marrëveshje bashkëpunimi mes partive shqiptare që koordinuan Jo-në e tyre ndaj Gruevskit.

A do të ketë Albin Kurti fatin e ish-kryeministrit maqedonas? Do të ishte padyshim një grusht shteti mbi logjikën elektorale dhe momentumin e krijuar nga vota e 6 tetorit në Kosovë. Sidomos po të mbahet parasysh se drejtuesi i PDK-së, Kadri Veseli, deklaroi kalimin në opozitë. Askush nuk ka të drejtë të kushtëzojë LVV-në me kërkesa të ekzagjeruara, të cilat edhe nëse do të pranohen, në fakt do të minojnë normalitetin e punës së një qeverie e cila nuk mund të mendohet pa Vetëvendosjen.

Ndaj spekullimet e mediave serbe për momentin duhet konsideruar diversione që lidhen me pasigurinë e madhe që krijon për pozitën e Vuçiç, por edhe të Edi Ramës, dalja si violinë e parë në Prishtinë e Kurtit, që do të thotë zhbërje e të githë planit të ndarjes së Kosovës dhe marketimit të tij si marrëveshje historike serbo-shqiptare. /Re.Pu

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtari i SHBA: Kina fshehu virusin, do t’i shkojmë çështjes deri në fund

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik...

Koronavirusi/ Një lajm i mirë vjen nga Kosova

Mbrëmjen e sotme një lajm i mirë ka ardhur nga Kosova lidhur me koronavirusin. Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë...

“Europa Nostra” për Teatrin: Le të shënojë kjo ngjarje fillimin e një zgjimi

Organizata “Europa Nostra” i ka dërguar ditën e sotme një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në ditën e Bajramit, si një mbështetëse e kauzës...

Policia bllokoi liqenin me shirita, “rebelohen” qytetarët

Me urdhër të qeverisë, Tirana gjatë kësaj fundjave i është nënshtruar masave izoluese. Këtë të dielë të gjitha aktivitetet dhe bizneset janë mbajtur të mbyllura,...

Rama: Kjo do të jetë java e fundit e kufizimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se kjo do të jetë java e fundit e kufizimit të orareve. Në vijim, ai pohoi se fundjava do...
WhatsApp KONTAKTO TT