Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Media sociale dhe demokracia

8 vjet ago
in Të Gjitha
Media sociale dhe demokracia

Javët e fundit nuk kanë qenë pozitive për platformat e mëdha të internetit – Facebook Google dhe Twitter. Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, pohoi pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar në SHBA, se ishte “çmenduri” të mendohej se kompania e tij kishte pasur ndonjë ndikim në to. Por Sheryl Sandberg, Drejtuesja Operative e Facebook, u detyrua të kalonte plot një javë në Uashington, duke kërkuar ndjesë për zbulimin e kohëve të fundit, se rusët kishin blerë të drejtën e reklamimeve të tyre politike gjatë fushatës zgjedhore amerikane.

Twitter u njoftua se një adresë e quajtur @TEN_GOP, duke pretenduar të ishte zëdhënëse e Partisë Republikane në Tenesi, qe faktikisht një adresë ruse, që postonte mesazhe raciste dhe përçarëse, dhe ajo u la aktive për muaj më radhë, edhe pasi pasi organizata e vërtetë e republikanëve e njoftoi kompaninë.

Edhe më shumë drejtues të platformave në rrjet, do të dalin përpara komisioneve të Kongresit javën e ardhshme, dhe do të japin shpjegime mbi përgjegjësitë që kanë ndaj demokracisë amerikane. Interneti dhe rritja e mediave sociale, kanë ndryshuar rrethanat e debatit mbi fjalën e lirë në të gjithë botën. Ka pasur gjithnjë informacione të këqija, propagandë dhe dezinformata që kanë synuar qëllimisht të ndikojnë tek rezultatet politike.

Mbrojtja tradicionale e fjalës së lire, ka qenë tregu i ideve:nëse ka informacione të këqija, zgjidhja nuk është që ato të censurohen apo modifikohen, por të publikohet sa më shpejt informacioni i mirë, i cili me gjasë do t’i kundërvihet atij të keq. Më tepër informacion, është gjithmonë më mirë.

Por nuk është e qartë nëse kjo strategji funksionon aq mirë në epokën e internetit, kur mijëra mashtrues on-line mund të përforcojnë mesazhet e këqija, pa e marrë vesh askush. Modelet e biznesit të platformave të mëdha, e përkeqësojnë problemin me algoritmet e tyre që zgjedhin viralitetin dhe përshpejtojnë shkallën në të cilën kalojnë historitë e e konspiracioneve dhe postimet e diskutueshme.

Nga ana e tyre, platformat argumentojnë se ato janë platforma teknologjike neutrale, në të cilat përdoruesit e tyre ndajnë informacione, ashtu si një kompani telefonike lidh me njeri-tjetrin përdoruesit e telefonit. Regjimi ligjor i mbetur që nga vitet 1990 e përforcon këtë pikëpamje, pasi i përjashton ata nga përgjegjësia për materialet që përmbajnë, me arsyetimin se ato janë ndërmarrje dhe jo kompani mediatike.

Por këto platformë nuk janë neutrale: modeli i tyre i biznesit është ndërtuar rreth njohurive të tyre për pëlqimet dhe preferencat e përdoruesve të tyre, të cilat i përdorin për të reklamuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj tyre. Kjo është pikërisht ajo që kompanitë e nxitura nga politika si “Cambridge Analytica”, kanë bërë qëllimisht në emër të Donald Trump gjatë fushatës.

Vetëm platformat kanë fuqinë për ta bërë këtë në baza globale. Njohja e papritur e mbizotërimit të lajmeve të rreme, me objektiv reklamat, dhe manipulimin e këtyre sistemeve nga një fuqi e huaj armiqësore, ka sjellë natyrshëm një reagim në formën e thirrjeve, dhe në disa raste edhe të veprimit për të rregulluar funksionimin e internetit.

Rasti më i dukshëm, është ligji gjerman i miratuar nga Bundestagu në verën e këtij viti për të kriminalizuar lajmet e rreme, duke vendosur dënime të ashpra deri në 50 milionë euro për platformat që lejojnë shfaqjen e përmbajtjeve të tilla. Në Shtetet e Bashkuara, Mark Warner, John Mccain dhe Amy Klobuchar kanë paraqitur një projekt-ligj që u kërkon platformave të mediave sociale të bëjnë publike informacionet rreth blerësve të reklamave politike në internet; ndërsa të tjerët kanë sugjeruar ndalimin e plotë të blerjes së tyre nga të huajt.

Masat të tilla do t’i bënin rregullat e internetit, në përputhje me ato të vendosura tashmë për televizionet. Në përballjen me sfidën së medias sociale ndaj demokracisë, një ndarje e gjatë politike është shfaqur midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Në mesin e demokracive të zhvilluara, qëndrimi ndaj Amandamentit të Parë Amerikan mbi lirinë e fjalës ka qenë gjithmonë i jashtëzakonshëm, duke pasur pak, nëse mos aspak kufizime mbi shprehjen politike.

Për dallim, shumica e vendeve evropiane kanë qenë më të gatshme të kriminalizojnë forma të caktuara të gjuhës së urrejtjes, sikurse është mohimi i Holokaustit. Në përgjithësi, evropianët janë më të gatshëm ta përdorin pushtetin e tyre shtetëror për të rregulluar sjelljen, bazuar në pikëpamjen e tyre më të mirë të shtetit si një mbrojtës neutral i interesit publik.

Transmetuesit publikë të sponsorizuar nga shteti – një mënyrë e qartë për të luftuar lajmet e rreme – janë shumë më të përhapur në Evropë se sa në Shtetet e Bashkuara, dhe është në fakt një kusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Përkundrazi, amerikanët janë shumë më të gatshëm ta shohin shtetin si një kërcënim për lirinë individuale. Shërbimi i Transmetimit Publik, nuk është parë asnjëherë si një media neutrale me interes publik. Ai është sulmuar që nga fillimi nga konservatorët, me njëfarë të drejtë, si një rob i të majtës.

Nuk është e qartë në këtë moment, nëse rregullimi shtetëror është madje i mundur në Shtetet e Bashkuara, duke marrë parasysh shkallën e polarizimit në vend. Ndalimi i të huajve nga blerja e reklamave politike mund të funksionojë, por çdo përpjekje për të kontrolluar përmbajtjen e mediave sociale, do të pengohet si nga Amendamenti i Parë, ashtu edhe nga mosmarrëveshjet politike.

Është e vështirë të përfytyrohet ndërhyrja qeveritare mbi lajmet e rreme, kur vetë presidenti Trump është një nga prodhuesit më të mëdhenj të këtij zhanri dhe e ka shndërruar përcaktorin “lajm i rremë”, në një epitet që e përdor kundër kritikëve të tij. Kjo do të thotë se barra e çdo lëvizje drejt kontrollit të informacionit të keq, do të duhet të bjerë mbi vetë platformat.

Ato po vihen nën një presion të madh nga përdoruesit e tyre, reklamuesit dhe punonjësit e vet për të rritur përgjegjësinë. për ta parë veten jo vetëm si platforma neutrale, por edhe si kompani mediatike që kanë përgjegjësi për të kuruar përmbajtjen që japin. Ato janë tashmë të detyruara ta luajnë një rol të tillë në lidhje me përmbajtjen e terrorizmit, pornografinë e fëmijëve dhe sajber -bulling përmes ndryshimeve në kushtet e shërbimit të tyre.

Megjithatë, ato duhet të shkojnë më tej se kaq, duke ndryshuar algoritmet që promovojnë lloje të caktuara historish sensacionale, që kanë efekte të dëmshme politike. Ndërkohë, ekziston një problem tjetër që nuk do të zgjidhet dot nga vetërregullimi, ai është problemi i shkallës.

Në një sistem të shëndoshë politik demokratik, kompanitë e medias do të konkurrojnë me njëra-tjetrën për të ofruar pikëpamje alternative, duke iu nënshtruar disa standardeve bazë të gazetarisë. Kompani të tilla marrin anësi të posaçme politike, por kanë një shumëllojshmëri të mjaftueshme për të siguruar një balancë të përgjithshme:nëse nuk ju pëlqen “New York Times”, gjithmonë mund të ktheheni tek “Wall Street Journal”.

Kjo nuk është situata që mbizotëron në botën e sotme të internetit. S’ka shumë platforma konkurruese me pikëpamje të ndryshme; përkundrazi është vetëm Facebook-u, i shndërruar në një lloj shërbimi global. Facebook nuk ka një agjendë të qartë politike, dhe është i motivuar nga maksimizimi i fitimit, gjë që ndoshta garanton se nuk do të donte të mërziste ndonjë grup të madh përdoruesish duke u shfaqur i njëanshëm.

Nga ana tjetër, kjo kompani ushtron de fakto një sasi të madhe kontrolli mbi atë që përdoruesit e tij e shohin si një bazë virtuale monopoli. Ka vende të tëra ku Facebook Messenger e ka zëvendësuar e-mailin si kanali kryesor me të cilin komunikojnë njerëzit. Kjo lloj fuqie që përdoret në një shkallë të tillë, është e pashembullt në përvojën njerëzore, dhe ne duhet të mendojmë me kujdes nëse demokracia amerikane mund të vazhdojë të bashkëjetojë me një pushtet të tillë të përqendruar në një periudhë afatgjatë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: biznesidemokraciaevropafjala e lireGjermanialajmet e rremeMediamodeliSHBAsociale\

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Meta: Rama më solli në zyrë dorëheqjen e Visho Ajazit, unë nuk dija gjë

Meta: Rama më solli në zyrë dorëheqjen e Visho Ajazit, unë nuk dija gjë

Rusët festojnë 100-vjetorin e Revolucionit të Tetorit nën thirrjet: Putin hajdut!   

Rusët festojnë 100-vjetorin e Revolucionit të Tetorit nën thirrjet: Putin hajdut!   

“Faraoni” kalon në avantazh Romën, super gol në minutën e parë (Video)

“Faraoni” kalon në avantazh Romën, super gol në minutën e parë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Rama prezanton kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale, kryeministri batuta me kandidaten eVlorës
Politikë

Rama prezanton kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale, kryeministri batuta me kandidaten eVlorës

by mirseda
10:24 | 07/11/2025
0

Të dielën e 9 nëntorit do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit....

Miratohet paga prej 1 trilionë dollarësh për Elon Musk te Tesla

Miratohet paga prej 1 trilionë dollarësh për Elon Musk te Tesla

10:21 | 07/11/2025
Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”

Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”

10:16 | 07/11/2025
“Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”

“Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”

09:51 | 07/11/2025
“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW

“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW

09:42 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com