“Ju garantoj, nuk kam bërë asnjë faj”. Kështu u shpreh ish-ministri Tahiri, ndërsa çështja e tij u rikthye për gjykim. Në deklaratë për media, ai i mëshoi fort faktit se rikthimi në pikën zero është padrejtësi, e cila po vijon prej tre vitesh.
“Jo, nuk e prisja, është mbas thuajse 3 vitesh historia do të merrte një drejtim, cilido qoftë. Rikthimi në pikën zero është padrejtësi”, tha Tahiri.
Kush po ju sulmon dhe për cilat arsye?
“Mua realisht, nëse ka dhe një njeri të dytë në Shqipëri që e zvarrit kështu gjykata, më vjen ndot dhe turp për detyrat që kam mbajtur dhe kontributin që kam dhënë. Nuk kam asnjë emocion tani, përvec domosdoshmërisë për t’i shkuar deri në fund procesit. Një gjë është e sigurt, që beteja fillon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston”.
Tahiri teksa ka deklaruar sot se pavarësisht çfarë u vendos e si do të vijojë procesi, i rikthyer tashmë në pikën zero, ai do të jetë përsëri në këmbë. Pyetur për arsyet e rikthimit të dosjes për gjykim, ai ka thënë se për këtë duhet të lexojë më parë vendimin.
“Nuk e prisja këtë vendim. Mendova se pas 3 vitesh do të merrte një drejtim. Rikthimi në pikën zero është një padrejtësi. Më vjen keq që zvarritem kështu gjykatave, duke pasur parasysh edhe punën time si ministër. Është e pakuptueshme për mua kjo histori që vazhdon për tre vite.
Do t’i shkojë deri në fund me drejtësinë kësaj çështjeje. Beteja fillon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston. Nuk mund ta flas para se ta shoh vendimin. Më duket e qartë se zvarritja është padrejtësi. Në politikë kam qenë shumë i hapur dhe shumë i drejtpërdrejtë dhe nuk kam bërë asnjë kompromis. Nëse kjo po më kthehet pas, atëherë unë sërish në këmbë do të jem.
Kam luftuar, padyshim që kam bërë gabime. U jap të drejtë atyre që thonë pse nuk futet në burg ky, dhe futet ai që ndërton pa leje. Kam kusuret e mia në politikë, por kurrë nuk kam bërë faj. E kam ndjekur këtë proces me korrektesën më të madhe.
Jam i dedikuar në këtë proces, pasi është jeta ime. Pa asnjë diskutim do të gjej një mënyrë që të përballem. Mua në këmbë më mbajnë këmbët e mia.
Unë kam luftuar më shumë se gjithë ata të tjerët në raport me kanabisin. Unë zgjodha të thoja të vërtetën publike dhe Shqipërisë. Do të ketë edhe një kohë që do të flas edhe politikisht”.