Një aksident që fatmirësisht nuk ka sjellë të lënduar, ka krijuar radhë të gjata kilometrike. Burime për “Tirana Today” bëjnë me dije se një mjet është përplasur me betonieren.
Kjo ka sjellë radhë të gjata kilometrike te kthesa e Gjirit të Lalzit. Madje të njëjtat burime shtojnë se bëhet fjalë për mbi 2 km trafik, e ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalzit.
Në drejtimin e mjetit që shkaktoi dhe aksidentin është një femër, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije. Fatmirësisht aksidenti ka përfunduar pa bilance negative.