Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Me rikthimin e Berishës, “fitojnë të gjithë”

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Me rikthimin e Berishës, “fitojnë të gjithë”

Nga: Mero Baze

Sali Berisha u përpoq të vendosë dje nën presion Partinë Demokratike, për t’i dalë zot, pas shpalljes së tij “non grata” në SHBA. Deklarata e tij se nuk përjashton mundësinë e rikthimit në krye të Partisë Demokratike, nuk është tamam një shpallje ambicieje, por një kërcënim që kryetari i asaj partie, ose do t’i dalë zot Berishës e ta mbrojë, ose ai do t’i marrë karrigen.

Por më e rëndësishmja e gjithë këtij shantazhi ka të bëjë me faktin se vendimi është një betejë politike kundër SHBA, pasi është reflektim pas shpalljes “non grata”. Në njëfarë mënyre, Sali Berisha tani është duke mbledhur nizamë për luftën kundër SHBA dhe ata që nuk i binden, kërkon t’i zbojë nga Partia Demokratike dhe ta udhëheqë vetë.

Dhe përkundër habisë që shkakton ky vendim, unë mendoj se ky është një lajm i mirë për të gjithë.

Së pari, është lajm i mirë për Lulzim Bashën dhe secilin që mund të jetë kryetar i PD. Pas kësaj kërkese, pra pas shantazhit për ta kthyer PD-në avokat të Berishës, nën kërcënimin se ai mund të kandidojë për kryetar, Lulzim Basha e ka shumë më të lehtë konfliktin me të. E ka më të lehtë, pasi nuk është Basha ai pari që po i shpall luftë, por është Berisha.

Dhe Bashës i mbetet vetëm të mbrojë veten dhe PD nga Berisha. Këtë e ka më të lehtë se sa skenari tjetër që po planifikonte si ta shiste vetë i pari Berishën, pas zgjedhjeve të 13 qershorit. Kështu është më i justifikuar, më parimor dhe natyrisht më i mbështetur nga jashtë dhe brenda.

Nga ky lajm fitojnë dhe mbështetësit e Berishës. Ata që kanë kaq kohë që thonë se më mirë te kthehet Berisha se Basha, tani kanë rastin ta realizojnë ëndrrën e tyre.

Ata nuk janë shumë të interesuar për të ardhur në pushtet në Shqipëri, por për të parë Berishën në krye të PD. Tani fati po u troket në derë dhe mund ta bëjnë këtë.

Edi Rama padiskutim është i gëzuari i madh. Ai riskonte të mbetej i pabalancuar në motivin pse duhet të kishte një mandat të tretë, kur Berisha e Meta mund të quheshin të larguar nga skena politike. Akoma më keq ngjante i pabalancuar në superpushtetin e tij përballë një opozite të dobët si ajo e Bashës.

Tani natyrisht që ndjehet i kënaqur. Forcat e vjetra të riorganizuara rreth Berishës e Metës e mbajnë atë në lojë si një aktor të rëndësishëm dhe si shkatërrues të tyre.

Berisha ka qenë kolaterali më i mirë i pushtetit të tij tetëvjeçar dhe me sa duket do t’i japë dhe një dorë në mandatin e tretë.

Pas këtij vendimi, dhe PD nuk do të jetë më e bashkuar dhe kjo është një tjetër plus për të.

Ndërkombëtarët po ashtu duhet të jenë të kënaqur. Sidomos diplomatët amerikanë. Të gjithë ata që i akuzuan se e tepruan me Berishën, pasi ai ishte i ikur nga pushteti, tani kanë rast të shikojnë se cili është motivi real që Berisha rri në politikë. Rri për të mos u ndëshkuar.

Fakti që ai kërkon rikthimin në krye të PD, për t’i shpallur luftë SHBA, është shenjë e qartë që ai nuk do të pranojë ndëshkimin e tyre. Dhe as ata sfidën e tij.

Të kënaqur duhet të jenë dhe fëmijët e Berishës, dhe familja në tërësi. Jo se do t’u bëhet gjyshi kryetar i PD, por se ka marrë përsipër çdo shkelje ligjore të tyre, çdo akt korruptiv dhe kapje shteti.

Ky është një sinjal që ai nuk do të pranojë ndëshkueshmërinë ligjore dhe do ta shmangë atë politikisht. I njëjti politikan që disa vite më parë qetesonte kolegët e mi, kur binte puna tek skandalet e djalit e vajzës, duke u thënë “nuk e kam djalin nën kontroll”, “nuk e di ç’mund të më ketë bërë” e gënjeshtra të tjera, sot i ka marrë ato përsipër.

Dhe në fund, nuk e fsheh që dhe unë e plot kolegë të mi jemi të kënaqur. Nuk është e lehtë të mbetesh papritur pa asnjë kundërshtar.

Vazhdimi i betejës nga Berisha, i jep të drejtë gjithë betejës me të, si një njeri që për të mbrojtur familjen ishte gati t’i vinte zjarrin Shqipërisë.

Tani Shqipërinë nuk e ka më në dorë, por ka partinë. Po ia vë asaj zjarrin që shpëtoi veten.

Tags: bashaBerishamero bazeZgjedhjet

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Eliminimi i ish-shefit të antidrogës. Kush e nxori në pritë Rudolf Elezoviç?

Eliminimi i ish-shefit të antidrogës. Kush e nxori në pritë Rudolf Elezoviç?

A do të vazhdojë BE ta lërë pas dore Ballkanin Perëndimor?

A do të vazhdojë BE ta lërë pas dore Ballkanin Perëndimor?

Kadilli: Synoj shndrrimin e PD në një lëvizje popullore

Kadilli: Synoj shndrrimin e PD në një lëvizje popullore







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com