Militantët e Sali Berishës janë nisur drejt Tiranës në protestën e thirrur para Kryeministrisë. Një zonjë nga Elbasani thotë se Rama i ka varfëruar shqiptarët, dhe se duhet hequr me çdo kusht nga pushteti.
“Sa shumë arsye që ka mor djalë, po varfëri, po shtëpiat që janë prishur, po fermerët, po vjedhjet, po shitjet. Nuk po lënë gjë pa shitur. Ai është i pafytyrë dhe i paskrupullt. Ka thënë një grua këtu, që më jepni një snajper ta vras vetë.
Jam gati ta vras. Hallall 20 – 30 vjet burg se nuk do arrij ti bëj. Të heqësh Edi Ramën është triumf. Ai është i pashpirt, gënjeshtar, ai është mostër. Nuk ka fjalë në fjalor që mund të thuash për të.
Është pak ti thuash i poshtër, i keq, hajdut, gënjeshtar. Ai duhet hequr me çdo kusht”, u shpreh e moshuara.
Slogani i protestës do të jetë “Shqipëria në rrezik, t’i dalim Zot bashkë”. PD është e rezervuar për atë çfarë pritet që të ndodhë, por mësohet se do të ketë fjalime, jo vetëm politike, por edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile. Po ashtu, protestuesit do t’i drejtohen Bulevardit nga disa drejtime të ndryshme.