Me flamuj dhe brohoritje, Basha pritet me entuziazëm në Berat (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takime në qytetin e Beratit, teksa simpatizantë të shumtë e kanë pritur ardhjen e tij me entuziazëm.

Basha është rrethuar nga qytetarë të shumtë të cilët e kanë pritur me brohoritje dhe flamuj.

Në video dëgjohen njerëzit duke thënë: “Basha, Basha”, “Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë”, apo “Rama ik!”.

Basha është shprehur i emocionuar nga pritja të cilën ai e quajti të jashtëzakonshme dhe të ngrohtë, dhe falenderoi mbështetësit e tij.