Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Më e përdorura në botë/ Historia e shpikjes së kallashnikovit

6 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji, TT, W-Instant
Më e përdorura në botë/ Historia e shpikjes së kallashnikovit

Mikhail Kalashnikov, the inventor of the rifle named after him, walks in a field near his native village Kurya in Russia's Altai region, in this September 16, 2007. Kalashnikov, the designer of the assault rifle that has killed more people than any other firearm in the world, died on December 23, 2013, at 94, Russian state news agency Itar-Tass reported. Picture taken September 16, 2007. REUTERS/Andrei Kasprishin (RUSSIA - Tags: MILITARY PROFILE) - RTX16SJA

Për shkak të lehtësisë së përdorimit, AK-47, shpikësi i të cilit, Mikhail Kalashnikov, vdiq në vitin 2013 në moshën 94-vjeçare, është arma e preferuar nga shumë ushtarë, luftëtarë të lirisë, apo edhe pjesëtarë të botës së krimit. Kjo armë u prezantua për herë të parë 72 vjet më parë. Por si u bë kaq shumë popullore në mbarë botën?

Çdo të thotë AK-47?

AK është akronomi në gjuhën ruse i “automatë Kallashnikov”, sipas mbiemrit të shpikësit. Numri 47, është një referencë për vitin 1947 kur u shpik.

Sa kallashnikovë ka sot në botë?

Vlerësime të ndryshme, flasin për një shifër midis 75-100 milionë AK-47 në të gjithë botën, ose 1 kallashnikov për 70 njerëz në botë.

Sa dëme shkakton kjo armë?

Çdo vit, rreth 250.000 njerëz vdesin nga plagët e shkaktuara nga AK-47.

Sa kushton një armë e tillë?

Në disa pjesë të botës, një AK-47 mund të blihet për vetëm 10 dollarë. Në shumicën e vendeve, mund të blihet për 100-300 dollarë amerikanë, në varësi të nivelit të armiqësisë në zonë. Në përgjithësi, sa më i zhytur në konflikt të jetë një vend, aq më i lartë është çmimi.

Ku prodhohet kjo armë?

Ndërsa kallashnikovi prodhohet nga më shumë se 20 vende, prodhuesi më i madh në botë i tyre është Kina. Rusia nuk e prodhon më këtë lloj arme, por ka rezerva të mëdha të saj.

A janë të njëjtë të gjithë llojet e AK-47?

Ekzistojnë dhjetëra versione dhe emra të ndryshëm të AK-47, por që të gjitha ato kanë të njëjtin dizajn bazë.

Si u bë popullore kjo armë, në disa nga zonat më të rrezikshme të konflikteve në botë?

Përmes operacioneve të fshehta,CIA-a amerikane furnizoi me miliona armë AK-47, dhe mortaja muxhahedinët në Afganistan në vitet 1970-1980, për të luftuar pushtuesit sovjetikë.

Cili konflikt e solli AK-47 në vëmendjen e Perëndimit?

Kjo armë u pa për herë të parë nga perëndimorët në tetorin e vitit 1956, kur ushtria sovjetike që hyri në Budapest, i përdori për të shtypur revolucionin anti-komunist në Hungari, duke shkaktuar vdekjen e mijëra hungarezëve.

A është përdorur kjo armë në masakrat që vërehen shpesh në SHBA?

Më 5 dhjetor 2007, një 19-vjeçar i armatosur me AK-47, hapi zjarr në një qendër tregtare në Omaha të Nebraskës në SHBA, duke vrarë 8 persona dhe plagosur 3 të tjerë, përpara se të vriste veten.

Kush janë disa nga përdoruesit më të famshëm të kësaj arme?

Pamjet filmike, tregonin shpesh ish-shefin e organizatës terroriste, Osama bin Laden, me një kallashnikov në krah, ose aty pranë. Kjo armë, ka qenë e preferuara edhe e ish-diktatorit irakian, Sadam Husein.

A përdoret ajo nga ushtritë shtetërore?

Rreth 50 ushtri kanë aktualisht AK-47 në arsenalin e tyre. Mes tyre përmendim Kinën, Egjiptin, Kubën, Sierra Leone, Somali, Sudanin, Sirinë, Iranin, Irakun etj. Kallashnikovi, mbetet ende një pjesë e rëndësishme e arsenalit të ushtrisë shqiptare.

A preferohet nga ushtarët në terren?

Disa ushtarë amerikanë preferojnë qartazi ta përdorin AK-47 në beteja, veçanërisht në Irak ose Afganistan, ku pluhuri dhe rëra kanë tendencën të bllokojnë armën e tyre zyrtare M-16. Ndërkohë, kushtet atmosferike dhe terreni, ndikojnë pak në funksionimin e kallashnikovit.

Ushtria e re irakiane e krijuar pas vitit 2007, u armatos në fillim me AK-47, të cilat Shtetet e Bashkuara i blenë nga Jordania. Gjithsesi, qeveria amerikane nisi më vonë furnizimin me M-16, pasi shumë nga kallashnikovët, po përfundonin në duart e grupeve kryengritëse.

A ka fituar shumë para shpikësi i saj?

Shpikësi Mikail Kallashnikov, mori vetëm pagën e punës si inxhinier për krijimin e AK-47. Por më vonë, ai shpresoi të fitonte para përmes markës të njohura globalisht të vodkës “Kallashnikov”, për prodhimin e të cilës ai ka autorizimin e tij. Vitet e fundit të jetës së tij, Kallashnikov e fitoi pjesën më të madhe të parave, duke marrë pjesë në ekspozitat e ndryshme të armëve.

Dhe së fundmi, sa e përhapur është AK-47, si një simbol në politikën bashkëkohore?

Arma ruse AK-47, është pjesë e flamujve kombëtare të Mozambik, një vend në Afrikën e Jugut, dhe Hezbollahut, partia politike myslimane, dhe njëherazi një grupim paramilitar në Liban./ TIRANA TODAY

Tags: botehistoriakallashnikovitperdorurashpikjes

TË LIDHURA

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’ tregun, ja vlera që kapi
Teknologji

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’ tregun, ja vlera që kapi

21:14 | 11/07/2025
Dorëhiqet drejtoresha e Musk/ CEO i platformës X largohet pas dy vitesh në drejtimin e kompanisë
Teknologji

Dorëhiqet drejtoresha e Musk/ CEO i platformës X largohet pas dy vitesh në drejtimin e kompanisë

20:08 | 09/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Bota

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

19:12 | 07/07/2025
Next Post
Task-Forca kundër korrupsionit, Gjonaj: Masa disiplinore në Hipotekën e Beratit

Gjonaj: Mund të rrisim pagat e policisë së burgjeve dhe stafit mjekësor

Tallën policinë italiane, pranga dy hajdutëve shqiptarëve

Tallën policinë italiane, pranga dy hajdutëve shqiptarëve

“Hëngri vetëm një mollë para ndeshjes”, vargjet prekëse të Rozanës për boksierin

“Hëngri vetëm një mollë para ndeshjes”, vargjet prekëse të Rozanës për boksierin

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së
Aktualitet

Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së

by mirseda
16:40 | 16/07/2025
0

SPAK zbulon rast të rëndë gjatë hetimit të një dosjeje tjetër për tendera publikë. Në skenë del...

Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

16:12 | 16/07/2025
Aksident i rëndë në vend, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën

Aksident i rëndë në vend, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën

16:05 | 16/07/2025
Vodhi automjetin në parkingun e portit të Durrësit/ Arrestohet 34-vjeçari nga Çekia

Vodhi automjetin në parkingun e portit të Durrësit/ Arrestohet 34-vjeçari nga Çekia

15:50 | 16/07/2025
Kartoni i Asllanit 20 milion Euro, ja klubi qe po interesohet per mesfushorin kuqezi

Kartoni i Asllanit 20 milion Euro, ja klubi qe po interesohet per mesfushorin kuqezi

15:04 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com