Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Me bashkëshorten dhe lopën në shtëpi, banori: Shyqyr që nuk kanë ardhur të më marrin gruan

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Me bashkëshorten dhe lopën në shtëpi, banori: Shyqyr që nuk kanë ardhur të më marrin gruan

Në emisionin “Stop” në Tv Klan ka mbërritur një denoncim për vjedhje lopësh. Banorët e fshatit Martin në Njësinë Administrative Levan në Fier ankohen për vjedhjen masive të lopëve gjatë mesit të muajit Maj. Ata thonë se kanë bërë denoncime pranë organeve kompetente, por asgjë nuk është zgjidhur. Në këto kushte, detyrohen të bëjnë roje në shtëpitë e tyre, apo të flenë me radhë. Disa nga banorët thonë se janë detyruar t’i shesin lopët “për 5 lekë”, vetëm që të mos bien pre e vjedhjeve.

Banori 1: Në datën 14 Maj kanë ardhur dhe më kanë marrë të treja lopat. Duke bërë roje unë deri në orën dy, më zuri gjumi dhe kur shkova pashë stallën bosh. Erdhi i plotfuqishmi i zonës dhe shefi i Krimeve panë, shkruajtën, morën gjurmët dhe ça bëjnë ata. Shkoi një javë. I kam rënë dy-tre herë telefonit të shefit të policisë, e mori dhe kryeplaku i tha ka një problem dhe do të marrë vesh se çfarë është bërë me bagëtitë. I tha mos ka vetë ndonjë informacion për ndonjë. Nuk ka autor”, shprehet një banor.

Banori 2: Ka qenë data 13 Maj, ora 04:15 e mëngjesit kur më kanë marrë viçin. Unë isha në gjumë, kur u ngrita nuk e gjeta.

Banori 3: Mua më kanë hapur prapë stallën tani dhe bëjmë roje. Ne i bëjmë thirrje shtetit të vejë dorë në këtë punë se hajdutët nuk është se nuk dihen, hajdutët kapen.

Banorja 4: Kam një garazhd që e mbaj makinën. Kam hequr makinën dhe kam futur lopët poshtë shtëpisë. Të rrish me frikë në shtëpinë tënde? Shiko se ku i kam çuar lopët se dhe ditën nuk kam siguri, mirë natën po e po. Kam marrë dhe prozhektor të madh. I kam dhënë dy lopë për 5 lekë vetëm që të shpëtoja tre të tjerat. Nuk doja t’i shisja sepse po ushqehem me to.

Banori 5: Po bëjmë 1 muaj që po ruajmë fshatin me armë sepse na kanë vjedhur. Parmbrëmë kam qëlluar me armë ikën, mbrëmë shiu litar dhe unë me djalin, vëllezërit dhe babanë bënim roje gjithë natën. Asnjë makinë policie nuk kemi parë në fshatin Martin.

Banori 6: Gjithë ditën nxjerrim delet, do vijmë natën, do ruajmë delet. Marrim armët dhe ruajmë pasurinë tonë, çfarë të bëjmë?

Banori 7: Unë kam lopë në shtëpi, kam edhe gruan. Shyqyr që nuk kanë ardhur të më marrin gruan. Kërkojmë ndihmë nga shteti. Është terror i paparë! Nuk flejmë një sekondë! Të rrish me frikë në shtëpinë tënde? Kjo është katastrofë!

Gazetarja e emisionit “Stop”  iu drejtua “të plotfuqishmit” të zonës, i cili u çua nga kafja e ia mbathi vrapit.

Gazetarja: Më thanë që je i “Plotfuqishmi i zonës”?

Punonjësi i policisë: Dëgjo, pa media, as nuk prononcohem dot!

Gazetarja: Nuk ka lidhje me prononcimin..

Punonjësi i policisë: A ka mundësi ta pij këtë kafe rehat?!

Gazetarja: Pije kafen!  Mua më ka ardhur një shqetësim,nuk e kuptoj pse duhet të ikni?

Gazetarja: A mund të më thoni çfarë veprimesh keni ndjekur për këta banorë që po iu vidhen lopët? Të lutem zotëri! Nuk e kuptoj, pse largohesh? Nuk e kuptoj pse largoheni, mund ta di pse largoheni? Mund të më jepni një përgjigje?

Punonjësi i Policisë: Jam në punë!

Gazetarja: Je në punë? Ishe në kafe. A do të ndalosh pak dhe të shpjegohesh?

Punonjësi i policisë: Ika, se jam në punë!

Gazetarja: Po si je në punë? Ishe në kafe.  A ka një të dyshuar për këtë ngjarje? Kjo është zgjidhja! Mirupafshim!

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Policisë së Fierit dhe shefi i Krimeve thonë se i kanë marrë masat dhe po presin të kapin autorët.

Gazetarja: Jeni në dijeni të kësaj situate?

Zëdhënësja: Po, jemi në dijeni të situatës.  Për ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në Martin, janë ngjarje që janë akoma në hetim sepse kanë ndodhur tani vonë.

Gazetarja: Sot, që flasim, ata banorë po bëjnë roje nëpër banesat e tyre. Cila është mbrojtja që i ofron shteti?

Shefi i Krimeve: S’kanë kaluar as dy javë nga ngjarja e fundit, ça prisni ju, që me shkop brenda natës, ta zbardh, ta zbuloj, se s’po e kuptoj këtë reagim?  Nuk ka asnjë ngjarje, që mund të zbardhet për një ditë, për dy ditë.

Këtu kanë ndodhur 3 ngjarje gjithsej, që është bërë ky alarm. Ne e kemi ndier, kemi marrë të gjitha masat, s’ka për të ndodhur më. Po presim që të kapim autorët. Ça të them më shumë?!/tvklan.al

 

Tags: Banoribashkëshortjalopashtepi

TË LIDHURA

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’
Politikë

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet
Aktualitet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Next Post
Boris Johnson, kaos i rrezikshëm apo shpresa e Britanisë për Brexitin?

Boris Johnson, kaos i rrezikshëm apo shpresa e Britanisë për Brexitin?

“Pushtetet ndërrohen, por…”, Rama mesazhe Bashës nga darka e Iftarit

"Pushtetet ndërrohen, por…", Rama mesazhe Bashës nga darka e Iftarit

Keni bërë plane? Ja çfarë na pret në fundjavë

Keni bërë plane? Ja çfarë na pret në fundjavë







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com