Pas pothuajse 2 orësh është mbyllur paqësisht protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, në këtë të sotmen nuk u shënua asnjë incident. Protestuesit kanë dy kërkesa: nënshkrimin e një peticioni për rindërtimin e teatrit në të gjithë vendin dhe vijimi i protestave.
Me tingujt e “Himnit të teatrit”, qytetarë dhe artistë iu bashkuan protestës në Bulevard duke hedhur akuza ndaj qeverisë.
Duhet theksuar fakti se Policia e Shtetit ka pasur një numër më të vogël efektivësh për të ruajtur rendin dhe qetësinë.
Protestat po zhvillohen si pasojë e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, për të rindërtuar një të re. Por protestuesit kërkojnë rindërtimin e saj në truallin ku ndodhej dhe ashtu siç ishte.