E diel, 20 Qershor, 2021
28.5 C
Tirana

“U investuan 6 mln euro”/ Rama: Ja çfarë donin të ndërtonin Berisha dhe Basha te Teatri

Kryeminstri Edi Rama është shprehur se ish-kryeministri, Sali Berisha dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë pasur si synim që ta kthenin vendin ku ndodhej Teatri në një qendër tregtare.

Në një intervistë për Euronews Albania, Rama tha se Berisha dhe Basha donin ta kalonin Teatrin te Piramida dhe truallin e tij ta shfrytëzonin për një “Plaza Shopping”.

Sipas tij, për këtë ekzistojnë edhe fakte, teksa thekson se janë investuar 6 milionë euro për ta kthyer Piramidën në “Teatrin e Ri Kombëtar”.

“Pse atje? Sepse atje është trualli më i mirë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Sepse Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ku ishin në qeveri, donin ta shembnin dhe donin ta bënin tek Piramida. Atje ku është trualli i teatrit donin të bënin një ‘plaza shoping’. Këtë nuk e them bazuar në ndonjë fantazi, por e them mbi faktin se u investuan 6 milionë euro tek Piramida, në mënyrën më absurde për të bërë atje Teatrin Kombëtar, pasi nuk mund të ndodhet kurrë pasi nuk ka asnjë kusht ajo hapësirë për të ndërtuar teatër. Ajo që lan pas ishte se morën me vete të gjitha pllakat e mermerit të Piramidës dhe nuk e di se ku i çuan, mbase për vila, mbase për banjo, mbase për pllaka përkujtimore por i morën.

Mua më ka ardhur në zyrë, investitori shqiptar bashkë me një grup investitorësh gjermanë me projektin përpara aty tek ai shesh dhe më  kanë thënë ne duam të ndërtojmë këtë se teatri do të shkojë atje. Kjo ka bekimin e Kryeministrit, por sigurisht kryetari i bashkisë duhet të jetë dakord. U thash, këtë ta harroni se këtu do të ndërtohet teatri i ri”, tha ai.

Lexo edhe :   Sali Berisha, pengu fatkeq i Lulzim Bashës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Profil/ Ngolo Kante, 5 detaje domethënëse mbi “motorrin” e Francës

I vogli Kante Historia e Kantésë është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve nga Afrika. Lindur në periferi të Parisit, nga një familje shumë...

Infektimet/ Shqipëria me vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit, 0 vdekje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos...

Formula 1/ “Holandezi fluturues’ mund Hamiltonin në xhiron e parafundit

Max Verstappen rriti diferencën e pikëve nga vendi i dytë në kampionat pasi parakaloi pikërisht atë, të dytin, Lewis Hamilton në një duel tjetër...

E gjithë bota ka nevojë për mbrojtje

Si mund të bëhen të disponueshme më shumë vaksina Covid-19?. Mjetet e rritjes së prodhimit janë më të rëndësishme se pronësia intelektuale, shkruan The...

Greqi/ Bullgari rrëmben me forcë dhe përdhun*n pastruesen shqiptare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Greqi sipas mediave greke. Raportohet se një pastruese me shqiptare është përdhunuar nga një...