Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i të rasteve të konfirmuara me koronavirus ka kaluar shifrën prej 5 milionë.
Numri i vërtetë i infektimeve besohet se mund të jetë më i lartë për shkak të kapaciteteve testuese dhe zbulimeve se shumë njerëz që janë të infektuar me koronavirus, nuk kanë asnjë simptomë.
Por, për dallim nga SHBA-ja, Zelanda e Re ka shënuar ditën e 100-të pa asnjë rast të ri me COVID-19.
“Njëqind ditë pa asnjë transmetim të infeksionit në komunitet është një arritje e madhe, megjithatë, siç e dimë të gjithë, nuk mund të lejojmë që të vetëkënaqemi”, tha drejtoresha e përgjithshëm e Shëndetit në Zelandën e Re, Ashley Bloomfield.
Zelanda e Re ka 23 raste aktive. Ata kryesisht janë qytetarë që janë kthyer nga udhëtimet dhe janë vendosura në qendra të karantinës.
Deri më tani, në këtë shtet prej 5 milionë banorësh, janë regjistruar 1,219 raste me koronavirus.
Por, për dallim nga Zelanda e Re, SHBA-ja vazhdon të jetë vendi i goditur më së keqi nga pandemia e koronavirusit. Deri më tani, në SHBA janë regjistruar mbi 162,000 vdekje, shkruan “Rel”.