E enjte, 25 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

Mbi 250 mijë shtetas “zbarkojnë” në Shqipëri, situata në Kapshticë dhe Kakavijë

Policia Kufitare ka marrë një sërë masash me qëllim shmangien e radhëve të gjatë në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

Në njoftim thuhet se përgjatë kësaj jave, në Shqipëri kanë hyrë mbi 250 mijë shtetas dhe 70 mijë automjete.

Në mënyrë që të sigurohet një lëvizje e njëtrajtshme, por edhe e kontrolluar e qytetarëve, policia thekson se po punohet me sportele të shtuara, dhe në bashkëpunim me policinë greke e FRONTEX.

Njoftimi i policisë:

Kakavijë – Kapshticë

Masat e marra nga Policia Kufitare eliminojnë radhët e gjata në hyrje. Përgjatë javës, nëpërmjet pikave të kalimit të kontrollit kufitar kanë hyrë në Shqipëri mbi 250 mijë shtetas dhe 70 mijë automjete.

Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit, vijon zbatimin e masave për eliminimin e radhëve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, duke aplikuar kontrollet e lehtësuara kufitare.

Njëkohësisht, në Kapshticë e Kakavijë vijon bashkëpunimi mes dy policive, me qëllim që edhe Policia Kufitare greke të aplikojë masa të njëjta për të siguruar një lëvizje të njëtrajtshme dhe eliminuar radhët.

Policia Kufitare ka shtuar edhe kontrollet ne vijën e dytë në dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave të mundshme për trafikim të lëndëve narkotike duke përfituar edhe nga fluksi, ku në bazë të analizave të riskut, mjetet me risk kalohen në vijën e dytë dhe në skaner, për kontroll më të imtësishëm.

Në kufirin jeshil janë shtuar patrullimet në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe me Policitë Kufitare homologe, me qëllim kontrollin sa më të mirë të kufirit, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Historia e çuditshme e vlonjatit Nuredin beu dhe pritja madhështore në SHBA

Nga: Auron Tare Disa vite më parë, isha ftuar në Nju Jork dhe Uashington DC, për të prezantuar në “Explorer Club” dhe “National Geographic”, projektin...

“Duhet të kujdesem për veten”, Fifi lë shtëpinë e “Big Brother VIP”

Pas incidentit të së martës ku shumë banorë kërkuan që Fifi të largohej, duket se sot ajo ka marrë vendimin final. Fifi ka vendosur...

Abuzoi seksualisht me nipin 8-vjeçar, arrestohet 45-vjeçari nga Prizreni

Një shtetas i shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeçar, bëhet me dije se është vënë në pranga. Bëhet...

Fifi i shkruan letër vetes në “Big Brother VIP”

Fifi ka qënë në një gjendje jo të mirë emocionale pas debatit me opinionisten Balina Bodinaku. Ajo ka zgjedhur t’i drejtojë një letër vetes...

Vuçiç jep alarmin: Lindshmëria është e ulët, po shuhemi si komb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë alarmin për shuarjen si komb, pasi ka rënë në mënyrë të ndjeshme lindshmëria. Duke marrë shkas nga...