Situata nga koronavirusi është përkeqësuar edhe në Belgjikë, teksa numri i viktimave e ka kaluar shifrën 2 mijë.
Në 24 orët e fundit në këtë vend kanë humbur jetën 403 persona, duke e cuar në 2,035 numrin total të vdekjeve.
Më shumë se 22 mijë persona janë prekur nga COVID-19 në Belgjikë, teksa 1,380 raste u konfirmuan vetëm në 24 orët e fundit.
4,157 persona janë shëruar nga koronavirusi në këtë vend. Belgjika është një nga 10 vendet që shënon numrin më të madh të vdekjeve nga COVID-19.
Edhe pse Gjermani shënon 5-fishin e numrit të rasteve të raportuara në Belgjikë, numri i vdekjeve atje është më i ulët.
Në të gjithë botën janë verifikuar më shumë se 1,36 milionë raste me koronavirus, ndërsa 76,482 persona kanë ndërruar jetë.