E diel, 5 Korrik, 2020
21 C
Tirana

SHBA blen 30 milion doza të ilaçit kundër malaries

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Vetëflijimi/ Zhaneta kishte punuar më herët në shtëpinë e një ish-kryeministri

Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u vetësakrifikua me të bijën e saj Anisën për ringjalljen, vite më parë ka punuar pastruese në shtëpinë e një...

Del nga rruga mjeti në Tiranë/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet,...

Ngjarja horror në Kombinat/ Prokuroria nis hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare

Pas ngjarjes së rëndë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan, mësohet se Prokuroia ka nisur hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare në...

“Një kombinim sa i frikshëm, aq dhe i rrezikshëm”, ja çfarë ndodhi mbrëmë në këto akse rrugore

Duket se drejtuesit e mjeteve, po ‘rikuperojnë’ periudhën e izolimit. Shumë prej tyre janë bërë shkak të aksidenteve rrugore, pasi lëvizin me shpejtësi tej...

Megjithëse nuk ka asnjë kërkim shkencor që tregon efektivitetin e tij, Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë blerë pothuajse 30 milion doza hidroksilklorinë për trajtimin e COVID-19. Presidenti Trump vazhdon ta reklamojë ilaçin, megjithë paralajmërimet e ekspertit të tij të lartë shëndetësor se provat për ilaçin nuk janë të provuara.

Farmacitë në Afrikë po boshatisen nga pilulat kundër malarjes, ndërsa njerëzit po e blejnë ilaçin si mbrojtje kundër koronavirusit, pavarësisht se nuk ka të dhëna që tregojnë efektshmërinë e tij.

Vendet e dëshpëruara po zgjerojnë mundësinë e qasjes tek hidroksiklorina për të trajtuar COVID-19, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Kemi blerë një sasi masive prej 29 milion dozash. Ato po vijnë nga të gjithë laboratorët, tani po e prodhojmë këtu, pasi në rast se funksionon, ne duam ta kemi”, tha presidenti.

Hidroksiklorokina, e njohur me emrin kikina, përdoret për të trajtuar malarien, lupusin dhe artritin. Megjithë përfitimet e paprovuara të ilaçit, që nga shkurti Presidenti Trump po e trumpeton atë me zell të jashtëzakonshëm.

“Unë mund ta marr. Më duhet të marr lejen e mjekun tim për këtë, por mund ta marr”, tha presidenti.

Anthony Fauci, eksperti kryesor shëndetësor i presidentit Trump në grupin e punës për koronavirusin, ka thënë vazhdimisht se ilaçi nuk është provuar shkencërisht se funksionon.

Axios raportoi se këshilltari i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë Peter Navarro është përplasur me Fauçin për ilaçin, të cilin administrata e miratoi për përdorim urgjent në mes të marsit, edhe pse nuk është bërë asnjë studim klinik për të provuar efektivitetin e tij për të trajtuar COVID-19.

“Klorokina është provuar për shumë sëmundje virale, më shumë se 12 të tilla. Asnjëherë nuk është provuar të funksionojë në ato sëmundje virale për përfitime klinike. Kështu që kemi vetëm pak prova njerëzore se mund të funksionojnë. Studimet janë të vogla, dhe na duhen dëshpërimisht rezultate nga studimet klinike të rastit, për të parë nëse do të ketë efekt”, thotë David Sullivan në shkollën Bloomberg të Shëndetit Publik në universitetin Johns Hopkins.

Lexo edhe :   Zëri i Amerikës: Në Shqipëri vazhdojnë të thellohen pasojat tragjike të epidemisë
Lexo edhe :   Zëri i Amerikës: Në Shqipëri vazhdojnë të thellohen pasojat tragjike të epidemisë

Trump ka sugjeruar se vendet me shkallë të lartë të malaries kanë një numër të ulët të COVID-19, dhe se njerëzit me lupus nuk janë aq të prekur nga koronavirusi.

Ky është supozim, tha Anand Parekh, ish-zëvendësndihmës sekretar i shëndetësisë, tani me Qendrën e Politikave Dypartiake.

“Derisa të shohim të dhëna dhe prova, nuk duhet të nxitojmë në ndonjë përfundim. Arsyeja më e mundshme, për shembull, përse vendet në Afrikë nuk po raportojnë një numër të lartë të rasteve është thjesht sepse testimi ka munguar në ato vende”.

Spitalet në SH.B.A. u kanë dhënë hidroksiklorinë pacientëve me koronavirus, duke arsyetuar se është relativisht i sigurt dhe ka të ngjarë të mos shkaktojë dëme.

Ilaçi nuk konsiderohet i sigurt për njerëzit me ritme jo të rregullta të zemrës. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Manastirliu: Kjo është mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e virusit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton qytetarët se vendosja e maskës është mënyra më e mirë për...

Godet dhe fyen gjyqtarin, përfundon në komisariat futbollisti shqiptar

Një lojtar i skuadrës së Adës së Velipojës ka përfunduar në komisariat pas ndeshjes me Gramshin, në Kategorinë e Dytë. Raportohet se 29-vjeçari V.P ka...

VIDEO/ Po ecte me shpejtësi 236 km/h, policia ndalon Lamborghini-n

Ditën e sotme, policia ka ndaluar një Lamborghini, drejtuesi i së cilës është konstatuar duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara. Përkatësisht, shpejtësia...

Pandemia/ Ndahet nga jeta sportisti 38-vjeçar

Për shkak të infektimit me koronavirus, ka ndërruar jetë ish-karateisti 38-vjeçar, Flamur Shasha. Lajmin për vdekjen e Shashës e ka bërë të ditur Federata e...

Pse të rinjtë po preken nga pandemia? Përgjigjet mjeku pneumolog

Mjeku pneumolog Arjan Mezini gjatë një interviste në “News 24” komentoi situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Ai iu përgjigj pyetjes se “pse të...