E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Greqia mbështet mediat/ Asistencë 800 euro për gazetarët

Qeveria greke përfshin në paketën e fundit mbështetëse gazetarët dhe mediat e vendit.

Ndërsa fillimisht nuk kishte diçka konkrete në lidhje me median e shkruar dhe të versionit të printuar, me një shtesë në aktin normativ, gazetarët e punësuar në median elektronike me mbi 5 punonjës, do të përfshihen në asistencën speciale për të gjithë të punësuarit në biznese me xhiro të ulët, në rastin konkret nga mungesa e reklamave.

Paralelisht, gazetarët që nuk kanë kontratë të plotë pune por ushtrojnë profesionin si free lancer, domethënë privatisht, duke paguar sigurimet shoqërore me numër NIPT aktiviteti privat, do të përfshihen gjithashtu në këtë asistencë 800 euro, për dy javët e marsit dhe gjithë prillin.

Kjo asistencë nuk taksohet, ndërsa shoqërohet me mbulim të plotë të sigurimeve shoqërore si dhe shtyrje të afateve tatimore e kreditore për 4 muaj.

Paralelisht, qeveria greke ka miratuar buxhetin qeverisës 11 milionë euro për shërbime informative dhe komunikimi të qytetarëve, në kuadrin e mbrojtjes së shëndetit publik e mbrojtjes sociale, konkretisht për përballimin e parandalimin e virusit COVID-19.

Buxheti për fushatën informative “Qëndrojmë në shtëpi” do të shpërndahet në të gjitha mediat, si televizive, elektronike apo gazetat, në median e Athinës dhe periferike e lokale. /BW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...