Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

I mbajnë fëmijën prej 12 vitesh larg, historia rrëqethëse e nënës: Vajza nuk me njeh

5 vjet ago
in Shqipëria, Sociale, Të Gjitha
I mbajnë fëmijën prej 12 vitesh larg, historia rrëqethëse e nënës: Vajza nuk me njeh

Emisioni ‘Stop’ në puntatën e radhës solli një histori prekëse që vetëm në Shqipëri mund të të ndodhë, atë largimit të fëmijës nga nëna në mënyrën më të padrejtë të mundshme.

E stresuar e pa pambrojtur dhe braktisur pas një martese të dështuar mban mbi supe një barrë të rëndë atë humbjes së kujdestarisë për të bijën Theodhora.

Vajza është ndarë nga nën e saj në një moshë të vogël, aq sa nuk e di ekzistencën e të ëmës dhe quan gjyshen e saj mama.

“Unë kam pasur vajzën të martuar me Renato Xhogun. Nga martesa e tyre lindën një fëmijë, Theodhora Xhogun. Gjatë martesës së tyre patën shumë kontradikta me njëri – tjetrin, ishin shumë të dhunshëm si vetë personi, edhe prindërit e tij, sidomos e ëma dhe e motra. Vajza nuk i duroi dot dhe një ditë mori fëmijën dhe erdhi në Shqipëri. Vjen i ati dhe e merr vajzën me dhunë. Nuk kishte orë që të mos merrnim kërcënime dhe vajzës i thoshte që do ta fuste në qese të zezë dhe do ma sillte në Shqipëri. Për këtë ka tabulate telefonike, janë të gjitha të vendosura dhe të shkruara. Ia la kujdestarinë e tij. Martesa e tyre zgjati deri në vitin 2008”, u shpreh i ati i Lisianës, Naim Hoxha.

Më datë 8 Maj të vitit 2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë pranoi kërkesë-padinë e Lisiana Xhogut dhe zgjidhi martesën me të paditurin Renato Xhogu, duke ia lënë kujdestarinë e vajzës këtij të fundit dhe duke i lënë të drejtën paditëses ta takojë dy herë në muaj.

Por ky vendim nuk e respektua, pasi Lisiana Xhogu nuk e ka parë më vajzën e saj, Theodhorën. Naim Hoxha tregoi se më 13 Prill 2017, ish-bashkëshorti i të bijës ndërroi jetë në Greqi, si pasojë e një aksidenti. Familja e tij u rikthye në Shqipëri dhe fillimisht i premtoi familjes Hoxha se do të mund ta takonin vajzën e vogël, por rezultoi krejt e kundërta.

Ndaj dhe Lisiana iu drejtua sërish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me një kërkesë-padi për ndryshimin e përgjegjësisë prindërore të Theodhora Xhogut, por gjyqtarja Mirela Mishgjoni e rrëzoi kërkesën e saj, duke ia lënë kujdestarinë gjyshërve nga ana e të atit.

Motra e Lisianës, Eriselda Hoxha tregoi se mbesa e saj ka kaluar kufirin e Shqipërisë me vendim të prokurorit Aurel Zarka, pa qenë në dijeni e ëma. Gjatë një takimi me këtë prokuror, Lisiana ka mundur ta regjistrojë duke i thënë se është ai që vendos se çfarë ndodh me denoncimin e saj.

Lisiana – Si jeni? Mirë?

Prokurori Aurel Zarka – Mirë!

Lisiana – Mund të hyj brenda?

Prokurori Aurel Zarka – Çfarë ke?

Lisiana – Dua të bëj një pyetje!

Prokurori Aurel Zarka – Po!

 

Regjistrimi

Lisiana – Kam pasur një denoncim që kam bërë dhe doja të dija, çfarë është bërë me këtë denoncim?

Prokurori Aurel Zarka – Është mosfilluar.

Lisiana – Pse është mosfilluar?

Prokurori Aurel Zarka – Se ashtu e kam vendosur unë!

Lisiana – Si mund të vendosni juve ashtu?

Prokurori Aurel Zarka – Unë jam ai që vendos!

Lisiana – Po kush është arsyeja, që keni vendosur ashtu?

Prokurori Aurel Zarka – Po i kam shkruajtur aty. Ke të drejtën e ankimimit në gjykatë!

Naimi tha se disponon gjithashtu një regjistrim të bisedës së të bijës me ish-kunatën e saj, Entela Mehmetit, e cila është shprehur se ajo dhe prindërit e saj janë kompetentë për vajzën dhe Lisianës do t’i duhej ta harronte kujdestarinë.

Lisiana – Dua vajzën!

Ish-kunata – Ok, lëre kujdestarinë mënjanë!

Lisiana – Si ta lë kujdestarinë?

Ish-kunata – Lëre! Kaq kohë vajza me kë ka jetuar? Kush e ka pasur atë kujdestari? Atë kujdestari e ka pasur Spirua (Renato, ish-bashkëshorti)

Lisiana – E kishte Spirua…

Ish-kunata – Dhe kujdestaria do kalojë automatikisht në… tek mami dhe tek babi. Kjo është 1 milionë përqind e garantuar! Kujdestarinë harroje! Ana, nuk ta lëshojmë dot kujdestarinë, është gjëja më e shtrenjtë që na ka ngelur nga Spirua.

Lisiana – Entela, unë nuk shoh…

Ish-kunata – Ne tek ajo çupë i kemi sytë! Vajzën e kemi ne. Jemi ne kopetentë, Ana. Unë, mami, babi. Asnjë tjetër! Po më dëgjon, çfarë them?

Lisiana – Po, të dëgjoj!

Ish-kunata – Unë, mami dhe babi. S’ka asnjë tjetër në mes! Çdo gjë e kam në dorë! E kemi në dorë, Ana! Do t’i japësh drejtim… do të vazhdosh me gjyqet? Jepi! Do dalësh e humbur! Do dalësh e humbur!

Por sipas nenit 225 të Kodit të Familjes, nëse një nga prindërit ka vdekur, përgjegjësia prindërore ushtrohet automatikisht nga prindi tjetër.

Ndërsa gjykata e ka vlerësuar këtë një natyrë tjetër konflikti dhe kërkesën të pabazuar në ligj dhe prova e si rrjedhojë e ka rrëzuar.

Moderatorët e emisionit “Stop” thanë se gjyqtarja ka bërë parashtrimin e ligjit e më pas e ka rrëzuar kërkesën, çka rezulton e pakuptimtë.

“Kjo është e tmerrshme! Është një paçavure!”, u shpreh Saimir Kodra.

Lisiana rrëfeu historinë e saj të trishtë të martesës së dështuar dhe kërkesës së pashpresë për të qenë pranë vajzës së saj tanimë 12-vjeçare.

“Vajza nuk e dinte që ekzistonte mamaja e saj dhe sot e kësaj dite ajo i flet gjyshes ‘ma’. Pas 12 vitesh m’u dha mundësia ta takoj vajzën time vetëm në Gjykatën e Greqisë”.

Ajo tha se ka kryer tre denoncime për kujdestarinë e të bijës, por nuk ka mundur dot të gjejë zgjidhje.

“Nuk kërkoj asgjë më shumë, kërkoj vetëm fëmijën tim! I drejtohem shtetit shqiptar: Jam nënë! Vjehrri im është marrë me drogë dhe ka bërë 5 vjet burg në Shqipëri. Burri im punonte me punë të pista, me prostituta në rrugë. Si mund të jetoj vajza ime me ata njerëz?”, u shpreh Lisiana Hoxha./ KLAN/

 

 

Tags: 12 viteshfemijenhistoriaI mbajnëlargnenesnjehnukprejrrëqethVajza

TË LIDHURA

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt
Kryesore

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt

15:46 | 22/03/2023
Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat
Kryesore

Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

15:31 | 22/03/2023
Vrasja e Azem Hajdarit, ish-truproja i Berishës rekurs në Gjykatën e Lartë
Kryesore

Vrasja e Azem Hajdarit, ish-truproja i Berishës rekurs në Gjykatën e Lartë

15:15 | 22/03/2023
Next Post
Nata e parë në burgun turk, reagon e dashura e Izet Haxhisë. Merr situatën në dorë

Nata e parë në burgun turk, reagon e dashura e Izet Haxhisë. Merr situatën në dorë

Lajm i mirë për qytetarët, nga 1 qershori ndryshojnë ofertat e celularëve

Lajm i mirë për qytetarët, nga 1 qershori ndryshojnë ofertat e celularëve

“Hajdutëria në kupë të qiellit, shqiptarët do iu duartrokasin për këtë akt”

“Hajdutëria në kupë të qiellit, shqiptarët do iu duartrokasin për këtë akt”

JU REKOMANDJOMË

E pëson prej shqiptarëve, gjyshja britanike përfundon në burg për Krishtlindje

E pëson prej shqiptarëve, gjyshja britanike përfundon në burg për Krishtlindje

3 vjet ago
Raporti/ Vrasja e Ivanoviç dhe zhvillimet për Specialen

OKB e shqetësuar: Në Jemen mund të jenë kryer krime lufte

5 vjet ago
Padia e Metës për Teatrin/ Reagon Rama: Gjykata Kushtetuese s’ka kompetencë urbanistike

Padia e Metës për Teatrin/ Reagon Rama: Gjykata Kushtetuese s’ka kompetencë urbanistike

3 vjet ago
Noka përgënjeshtron deklaratën e Kryemadhit

Noka përgënjeshtron deklaratën e Kryemadhit

4 vjet ago




TË FUNDIT

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt
Kryesore

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt

by mirseda
15:46 | 22/03/2023
0

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se ftesa e Alibeaj për kandidatët e...

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

15:38 | 22/03/2023
Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

15:33 | 22/03/2023
Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

15:31 | 22/03/2023
Rikthehet Instagrami i Luizit, e motra bën veprimin që nuk pritej për Kiara Titon

Rikthehet Instagrami i Luizit, e motra bën veprimin që nuk pritej për Kiara Titon

15:27 | 22/03/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com