Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Hajdutëria në kupë të qiellit, shqiptarët do iu duartrokasin për këtë akt”

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ish- Presidenti Bujar Nishani i ka bërë  thirrje opozitës që të denoncojë aferat sipas tij të qeverisë me tenderët, e madje “të krijojë pranë saj një ekip të gjerë juristësh dhe të përgatisë të gjitha dosjet penale për çdo rast të makutërisë qeveritare me paratë e shqiptarëve”.

Ai thotë se sipas të dhënave të AKP-së, “rezulton se qeveria ka shpenzuar vitin e kaluar mbi 60 milionë euro në tendera ku ka caktuar fituesin drejtpërdrejtë pa garë. Vlera fituese ka rezultuar sa 99.3 për qind e fondit limit”.Postimi i plotë i Nishanit:

Agjencia e Prokurimeve Publike raporton se vitin e kaluar qeveria bëri 2234 tendera të mbyllur.

Kjo do të thotë se një e treta e tenderave me paratë e shtetit bëhen pa garë, çka rrit abuzimin skandaloz me paratë publike.

Sipas të dhënave të vetë Agjensisë, rezulton se qeveria ka shpenzuar vitin e kaluar mbi 60 milionë euro në tendera ku ka caktuar fituesin drejtpërdrejtë pa garë. Vlera fituese ka rezultuar sa 99.3 për qind e fondit limit.

Kur nuk ka garë, fituesi i paracaktuar abuzon me maksimumin e fitimit për veten e tij dhe shpenzimin maksimal të parave publike.

Kjo është thjesht dhe troç, grabitje e parave të buxhetit të shtetit !

Konkurimi në tendera bëhet pikërisht për të siguruar ofertën më të leverdisëshme dhe standardin më të lartë që paraqitet nga konkuruesit.

Deri në vitin 2013 këto tenderime bëheshin vetëm elektronikisht, ku askush nuk kishte mundësi të zbulonte paraprakisht ofertat.

Tani hajdutëria ka mbërritur në kup të qiellit.

Pa konkurim fare !!!

Më tej, kur shikon se shumica e këtyre tenderave bëhen jo për shërbime publike por për zyra, makina, palma rrugësh dhe roje, kupton pse nuk dalin paratë për spitale dhe shkolla, për rrogat dhe pensionet, për shërbimet sociale ndaj të pamundurve.

Media njofton se Kryeministria ka hapur një tender për të blerë 12 karrige për zyrën e kryeministrit.

Fondi për këtë blerje rezulton se një karrige e tillë do të kushtonte rreth 26 milion lekë ose rreth 20 mijë euro. Kjo vlerë është e barabartë me asistencën sociale të 1000 familjeve të varfëra që mbajnë frymën për një muaj.

Thënë ndryshe, 12 karriget e kryeministrit kushtojnë sa asistenca sociale e 12 mijë familjeve.

Një shumë e tillë do të ishte e mjaftueshme për një Qëndër Shëndetësore lokale diku.

Një qëndër shëndetësore që qytetarët nga Kukësi apo Tepelena, Peshkopia apo Berati, Lezha apo Lushnja, Rrësheni apo Saranda të mos torturoheshim rrugëve për të mbërritur në spitalet e Tiranës e qëndronin me orë pas dyerve në rradhë të gjata që të kujtojnë kohën e diktaturës përpara dyqaneve të ushqimit.

Kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për të rikonstruktuar disa shkolla në zonat rurale ku fëmijët e shqiptarëve qëndrojnë si rifuxho në pikun e acarit dhe torturës njerëzore të dimrit zbuluar.

Por normalja nuk funksionon në Shqipëri. Arsyeja jemi ne, jo qeveria të dashur miq, fatkeqësisht !

Në një shtet normal, do të funksiononin institucionet, të paktën.

Por, sa kohë institucionet antikorrupsion të qeverisë nuk funksionojnë, i del përgjegjësia opozitës jo vetëm ti denoncoj këto afera por të krijojë pranë saj një ekip të gjërë juristësh dhe të pregatisë të gjitha dosjet penale për çdo rast të makutërisë qeveritare me paratë e shqiptarëve.

Ato ti bëjë publike dhe depozitoj në prokurori.

Shqiptarët do ta duartrokisnin këtë akt !

Tags: AktduartrokasinHajdutëriakëtëKupëqiellitshqiptaret

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Akuzat se mori 25.2 mln $ nga shteti, Gjici: E vërteta e tenderave, do takohemi në …

Gazetarët pa kufij: Rama e konsideron median e lirë, ‘helm’ dhe ‘armik publik’

Deputeti i PD vijon denoncimin, Salianji tregon skemën: Prokuroria të nisë hetimin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com