Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mateo i vogël që nuk është më dhe ne të gjallët që flasim post mortum!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Luan Rama revoltohet me ministren, tregon testin e gjuhës angleze

Nga: Luan Rama

Sot Mateo do të duhej që, pasi të zgjohej nga gjumi në mëngjes, të bëhej gati pothuaj nxitimthi e si çdo ditë, të merrte çantën e librave dhe të shkonte në shkollë. Bashkë me nxënësit e tjerë të klasës, do të mësonte diçka më shumë nga dje. Por, edhe do të ndjehej një ditë më i rritur se dje.

Pa edhe do të luante, do të rendte, do të qeshte e qante si të gjithë fëmijët e kësaj bote duke qenë gëzimi i prindërve, i familjes, e do t’i jepej rrjedhës së ditës së vet në fshatin e tij, për të vijuar nesër, pasnesër dhe ditë pas dite…

Mirëpo, për Mateon nuk do të ketë më as nesër, as pasnesër dhe as ditëpasdite në shkollë me libra apo jashtëshkolle duke rendur për në shtëpi. Ai nuk do të mund të luajë dot më, nuk do të qeshë, nuk do të qajë, nuk do të ndjejë dot më as puthje e përkëdheli të mamit e babit!

Mateon do të jetë vetëm dhimbje! Dhimbje që do t’i zhuritë prindërit e tij, zemrat e të cilëve nuk mund t’i ngushëllojë më asgjë! Ndërsa ne të tjerët, ne të gjallët që sot thërrasim e bërtasim që krimineli që vrau engjëllin e vogël me emrin Mateo të dënohet maksimalisht dhe që gjykatat të japin dënimin më të rëndë, do ta harrojmë Mateon.

Po, po, do ta harrojmë!
Sepse, këtë kemi bërë edhe më parë se Mateo të bëhej i njohur për ne prej krimit që i mori jetën, për të tjerë si ai që janë vrarë, që i kanë grabitur e që janë dhunuar.

Kemi shkruar ndonjë status apo kemi bërë ndonjë koment me fjalë dhimbjeje e ngushëllimi, siç bëmë edhe për Mateon të gjithë ne të gjallët; Presidenti, Kryeministri, ministra, deputetë dhe të tjerë si ata, por vetëm kaq!

Vetëm kaq e asgjë më tepër, sepse ne harrojmë!
Dhe harresa jonë, indiferenca jonë i dha një dorë vrasësit që vrau Mateon!
Këtë nuk e themi!
Dhe duke mos e thënë, ne nuk do të dimë ta parandalojmë vrasësin e radhës.
Sepse, nëse ne të gjithë si shoqëri do të ishim ngritur në këmbë e ta tundnim qeverinë e kuvendin dhe ministrat e deputetët t’i vlerësonim e gjykonim nga puna që bëjnë e jo nga llafet dhe sherret që shesin nga foltorja e Kuvendit, që t’u kërkonim atyre se përse mungojnë në sistemin e institucioneve të administrimit ligjor të njerëzve kriminelë hallkat e regjistrimit, mbikëqyrjes dhe trajtimit të tyre, Mateo sot do të ishte në jetë, do të shkonte në shkollë e do të ishte me prindërit e tij.

Sot fjalët nuk kanë më asnjë vlerë, fjalët nuk ngushëllojnë askënd. Madje më shumë lëndojnë. Sepse dëshmojnë mosveprimin tonë, dëshmojnë hipokrizinë tonë.

“E trupi i vocrrakut, i lokes së nanës, ishte bamë një shtatore e ngurët. Shtatore e ngurët e zhgulun nga gjini i nanës,” – na thotë Migjeni. Merrnie dhe çonie në qytet këtë shtatore. Vendosnie në një shesh! Dhe si përmendore kushtonia ndokujt!
Kushtonia atij që ka më shumë merita për këtë vend!

Po, ndoj ministrit o deputetit, o ndokujt tjetër…
E në rast se nuk gjeni ndonjë njeri që ka merita të mjaftueshme, atëherë kushtonia atij që ka merita ma pak; perëndisë klasike”.
Mateo i vogël, sot është kumti i madh i alarmit për ne të gjallët.

Tags: fierluan ramamateo

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Next Post
Humb jetën një 18-vjeçare, çfarë u konstatua nga hetimet

Aksidentohet furgoni i shkollës, nxënësit e mësuesja përfundojnë në spital

Kush është zyrtari i lartë që del në përgjimet e Taçit? Hoxha nxjerr detajet

Kush është zyrtari i lartë që del në përgjimet e Taçit? Hoxha nxjerr detajet

“Familjen e ka shkatërruar”/ Kokalari-Grida Dumës: Sodit në livadhet e botës!

“Familjen e ka shkatërruar”/ Kokalari-Grida Dumës: Sodit në livadhet e botës!

JU REKOMANDOJMË

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025




TË FUNDIT

A po lind një romancë e re mes dy ish-banorëve të ‘BBVK’?
Showbizz

A po lind një romancë e re mes dy ish-banorëve të ‘BBVK’?

by mirseda
15:52 | 01/07/2025
0

Prej disa ditësh, rrjetet sociale kanë shpërthyer me aludime për një lidhje të mundshme mes dy ish-banorëve...

Vajza 15-vjeçare largohet nga shtëpia/ Babai raporton humbjen pas gjashtë ditësh pa asnjë gjurmë

Vajza 15-vjeçare largohet nga shtëpia/ Babai raporton humbjen pas gjashtë ditësh pa asnjë gjurmë

15:20 | 01/07/2025
Aksident i trefishtë në kryeqytet, një makinë përfshihet nga flakët

Aksident i trefishtë në kryeqytet, një makinë përfshihet nga flakët

15:16 | 01/07/2025
Kurti i vendosur, nis ndërtimi i dy urave te reja krah Urës së Ibrit

Kurti i vendosur, nis ndërtimi i dy urave te reja krah Urës së Ibrit

14:47 | 01/07/2025
Shqipëria, model referimi për Moldavinë në rrugën drejt integrimit evropian

Shqipëria, model referimi për Moldavinë në rrugën drejt integrimit evropian

14:45 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com