E premte, 28 Janar, 2022
4.5 C
Tirana

Matematika e kryeministrit që tallet me sakrificën e qytetarëve

Nga: Klodian Tomorri

Degjova nje replike te kryeministrit Edi Rama me kolegen Marsela Karapanço te A2 CNN, e cila ne fakt ishte nje fyerje ndaj sakrifices se taksapaguesve shqiptare.

Gazetarja e pyeti se me çfare buxheti do te financohet udhetimi i 120 kuksianeve; me taksat e qytetareve apo parate e vet kryeministrit. Ndersa pergjigja e zotit Rama ishte: “Sa taksa paguan ti? E thashë sepse shumë shpesh e dëgjoj nga ata që nuk e dinë sa taksa paguajnë që “nga taksat tona”, “taksat tona”, sikur ta dinin këta sa taksa paguajnë, do ishte një hap i madh përpara”.

Nje kryeminister nuk mund te jete me mosmirenjohes se kaq ndaj mundit te qytetareve qe kontribuojne dhe financojne arken publike. Por kjo sjellje e kryeministrit nuk eshte e rastesishme.

Gjate viteve te fundit, ne Shqiperi eshte propaganduar fuqishem nje teze e rreme. Ate se taksapaguesit qe mbushin arken publike, jane biznesmenet e medhenj, miqte e ngushte te kryeministrit.

Sponsori me i madh i kesaj propagande eshte vete kryeministri. Por ky eshte nje manipulim i pandershem dhe nje deformim i madh i se vertetes. Ne fakt kontributoret me te medhenj te buxhetit jane qytetaret.

Sa here qe nje qytetar ndez driten e shtepise, hap rubinetin e çesmes, ulet ne lokal, shkon me pushime, qeveria i merr 20 per qind takse. Ne çdo pese buke, qe nje familje e varfer ble per t’u ushqyer, njeren ja merr qeveria si taksa.

Sa here qe dikush ble 3 litra karburant, qeveria i merr dy litra taksa, duke i lene vetem nje liter bleresit. Shkurt, sa here qe qytetaret fusin doren ne xhep, qeveria i takson.

Ky eshte burimi me i madh i te ardhurave te buxheti. Vetem nga dy taksa, TVSH dhe akciza, te cilat paguhen teresisht nga konsumatoret, qeveria mbledh gjysmen e te ardhurave te buxhetit. Nese ketyre u shtohen, taksat mbi pronen, ato mbi rrogen, tarifat e sherbimeve, kontributet e sigurimeve, atehere rezulton se 95 per qind e te ardhurave ne buxhet vijne nga qytetaret dhe vetem 5 per qind paguhen nga miqte e medhenj te kryeministrit, ata qe marrin tenderat dhe kontratat publike.

Lexo edhe :   Alibeaj: Rama po mobilizon krimin dhe "non-gratat" për të fituar zgjedhjet
Lexo edhe :   “Urdhër nga Rama për të sulmuar FSHF-në”? Veliaj e thotë troç

Meqe kryeministri pyet se çfare taksash paguajne qytetaret, kjo eshte pergjigjja. Mbi 95 per qind te te ardhurave qe mbledh buxheti. Dhe nje kryeminister, i cili kohet e fundit ka zbuluar pasionin per te ironizuar lapsuset e kryetarit te opozites me shifrat, duhet te filloje te shqetesohet seriozisht per njohurite e tij mbi tabelen e shumezimit. Ose t’u kerkoje falje qytetareve per fyerjen qe u ben sakrifices se tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

O mosmirënjohës, Berisha ju bëri njerëz ju nuk i jepni as dorën

Nga: Nikoll Lesi Sot shkoi në parlament, pas 4 muajve mungesë prej “Foltores”, ish-kryeministri Berisha. Foli, trazoi, turbulloi qetësinë e parlamentit dhe iku. Por ajo që...

Tr*toli në banesën e të vëllait, Agron Duka: Jam trembur shumë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka shprehur shqetësimin pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e Armand Dukës, duke vënë në dukje se është i...

Zyrtari i DASH mesazh Berishës: Një i korruptuar s’mund të jetë fytyra e PD

Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, thekson se një person i shpallur "non grata" për korrupsion, nuk mund të jetë fytyra e PD-së....

Mesazhet e Nokës me Nikollën e Manjën/Alibeaj: “Foltorja” bashkëpunon me Ramën

Në seancën e djeshme plenare të zhvilluar në Kuvend, mediat kanë kapur bisedat nga celulari i deputetit demokrat Flamur Noka, që ka zhvilluar në...

“Non grata”, Berisha: Kam bindjen se SHBA do ta korrigjojë gabimin

Për Berishën, deklarimi “non grata” nga ana e SHBA-së, është i bazuar në shpifje. Në emisonin "Opinion" në Tv Klan, Berisha ka deklaruar se...