Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Maskë e distancë, se malli për familjen nuk të mbron nga infektimi

5 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
Maskë e distancë, se malli për familjen nuk të mbron nga infektimi

Pushuesit e kthyer nga Kosova renditen tek më të infektuarit në Gjermani aktualisht. Takimet familjare përmenden si arsye. Por më i rrezikshëm është injorimi që i bëjnë disa persona virusit nga frika e karantinës.

Tre javë pushime të bukura familjare në Kosovë – në fund karantinë në Gjermani. “U kthyem nga Kosova më 2 gusht me makinë përmes Serbisë, Hungarisë, Sllovakisë Çekisë, dhe Dresdenit. As nuk e kemi ditur që kemi pasur virus, kur erdhëm bëmë testin dhe gruaja doli pozitivisht, po nuk ka pasur simptoma.” Nuk është e lehtë të gjesh të infektuar të kthyer nga Kosova në Gjermani që të flasin për përvojën e tyre këto javë. N. H.nga Dortmundi rrëfen në emër të gruas, por emrat nuk do t‘i shohë të plotë në media. Testet e tij dhe të fëmijëve kanë dalë negativ. Frika ose një lloj ndjesie turpi sundojnë shpesh tek të infektuarit.

Mjeku nga Kosova, Dr. Ilir Arifi, edhe ai i kthyer i infektuar nga Kosova bashkë me gruan, do ta bëjë publike sëmundjen. “Virusi është kthyer në tabu në Kosovë dhe kjo nuk ndihmon në menaxhimin e situatës”, thotë ai. “Një problem i madh i pandemisë, është që njerëzit nuk tregojnë, kur janë të infektuar, sepse kanë frikë nga stigmatizimi apo humbja e vendit të punës. Njoh edhe një rast të infektuari, që njerëzit nuk i flasin as sot”, thotë ai për Deutche Wellen.

Si familja e Ilir Arifit dhe gruaja e N.H. nga Dortmundi renditen tanimë tek numri jo i vogël i qytetarëve me origjinë nga Kosova që janë kthyer të infektuar nga pushimet në vendlindje. Instituti Robert Koch e renditi Kosovën të enjten (20.08)  të parën në listën e vendeve nga vijnë më shumë të kthyer të infektuar. Madje sipas Ministrisë së Shëndetësisë të landit Renani Veriore-Vestfali, 36,3% e të kthyerve të testuar pozitivisht me virusin Corona vijnë nga Kosova. Turqia renditet e dyta.

“Nuk e di ku e kemi marrë virusin, ndoshta edhe gjatë rrugës. Raste të infektuarish në familje nuk dinim.” N.H. përpiqet të kuptojë, se ku mund të jetë infektuar gruaja. Pastaj si rastësisht ai kujton se gruaja ka takuar familjen në Mitrovicë. Edhe mjeku Ilir Arifi kujton, se i ka kryer takimet familjare, sepse nuk ishte në Kosovë prej 10 muajsh, por nuk ka qenë në dasma. “Kam vizituar 56 vetë në Kosovë si mjek me profesion me kërkesë të tyre. Ndoshta e kam marrë aty virusin, ndoshta tek dikush në familje, që nuk e ka thënë, ose nuk e dinte.”

Takime familjare pa respektuar masat kundër Covid-19

Familja! Gëzimi i atyre që vizitojnë vendin në periudhën e pushimeve, e mezi presin të përqafojnë nënën apo të bëjnë vizitat familjare. As në kohë Corone ato nuk i ka ndaluar kush. A mund t’ia kërkosh dikujt që e viziton ndoshta një herë në vit Kosovën të mos shkojë tek dasma e motrës? Të mos shkojë për urim lindjeje? Apo në rast fatkeqësie të mos bëjë një vizitë ngushëllimi? Problemi është se me ҫdo vizitë ku grumbullohen më shumë vetë se familja e ngushtë rreziku i infektimit rritet.

Internisti dhe kardiologu që drejton një klinikë në Berlin, Dr. Fahri Beqa ka javë që këshillon në telefon apo trajton në klinikën e tij të kthyer nga Kosova me ose pa virus. Takimet apo festat familjare ai i sheh si arsye të fortë të përhapjes së infektimeve. Me ardhjen e njerzëve nga diaspora, filluan përshëndetjet tradicionale, pati grumbullime në Kosovë, pa u respektuar masat e distancës apo maska, thotë ai për Deutsche Wellen. “Përgjigja më e shpeshtë është se ata e kanë marrë virusin në takimet familjare, në vizitat, në grumbullimet që kanë pasur me rastin e festave. Shikoni një numër i njerëzve kanë mbajtur edhe dasma megjithëse në numër më të vogël, ka pasur raste të vdekjeve, ku ne e dimë traditën, njerëzit kanë shkuar tek njëri-tjetri për ngushëllim, kanë marrë pjesë në varrim.”

Të kthyerit nga Kosova rrëfejnë edhe për mosrespektim të masave të parandalimit në Kosovë. N.H. thotë se ka qenë i habitur me moskokëҫarjen që ka parë në Kosovë. „Distancën e ruajnë shumë pak vetë. Në kafeteri tavolinat nuk janë larg. Kujdesi ka qenë në nivel të ulët në Kosovë. Njerëzit nuk i respektojnë sugjerimet.” Kurse mjeku Ilir Arifi, thotë, se ka parë festa familjare, ku nuk janë respektuar aspak rregullat.

Aktualisht Kosova ka një numër në rritje të infektimeve, të dhënat e javës së fundit shënojnë mbi 12.000 të infektuar dhe 441 viktima të virusit. Në dallim nga Gjermania, Kosova si një vend me popullsi të re ka edhe një numër të madh personash që e kanë kaluar lehtë ose pa simptoma sëmundjen. Pikërisht mes tyre Dr. Fahri Beqa, i cili ka qenë dy herë në Kosovë në dy muajt e fundit sheh një rrezik tjetër: përhapjen e iluzionit, se Covidi kalohet lehtë. “Problemi kryesor janë pikërisht këta persona asimptomatikë apo që kanë pasur simptoma të lehta dhe që e kanë menaxhuar në atë formë situatën që të thonë, se kjo sëmundje nuk është serioze, madje tek të rinjtë ka mohim komplet të sëmundjes.”

Por pavarësisht, nëse e beson apo jo virusin, kur kthehesh nga Kosova në Gjermani kjo nuk luan rol. Për Gjermaninë Kosova është zonë rreziku, dhe kush vjen me avion apo përmes rrugës tokësore, duhet të bëjë testin e Coronës e të qëndrojë në karantinë. Katrin Pinetzki nga zyra e shtypit të Dortmundit thotë për Deutsche Wellen, se kemi njohuri për ata që kthehen me avion për teste të detyruara të Coronës, pasi ata orientohen direkt tek testet. “Por edhe të tjerët janë të detyruar të futen në karantinë dhe të njoftojnë tek Zyra e Shëndetësisë. Këtu ligjvënësi shpreson tek përgjegjësia individuale dhe bashkëpunimi i vullentit të lirë në interes të përgjithshëm. Vetëm kështu mund të funksionojë, sepse kontrollet, nga shumë arsye janë të pamundura.”

Të infektuar të patestuar

Gjermania aktualisht i beson ndërgjegjes së çdo të kthyeri: Të bëjë testin dhe të respektojë karantinën. Sepse autoritetet shëndetësore thjesht nuk i kanë kapacitetet reale për të kontrolluar karantinën tek të kthyerit. Por mjeku Fahri Beqa di të flasë edhe për raste të tjera, veç atyre që nuk janë testuar në Kosovë për shkak të mungesës së testeve. “Ka nga ata që nuk kanë bërë diagnostifikim për shkak të frikës se janë pozitivë e duhet të futen në karantinë. Ata kanë mohuar edhe simptomat e sëmundjes dhe janë kthyer në këtë mënyrë në Gjermani dhe nuk janë lajmëruar tek institucionet. Ka pasur raste kur janë kthyer me simptoma në avion. Rol të madh luan edhe frika nga humbja e vendit të punës. Njoh raste, kur njerëzit janë testuar, vetëm kur gjendja është rënduar, dhe ka qenë e domosdoshme të njoftohen institucionet, e u është dashur të përfundojnë në spital një javë”, thotë kardiologu Fahri Beqa. Shpresa e kardiologut është se me kthimin në Gjermani shumë vetë i zbatojnë rregullat, kur shohin të tjerët t’i zbatojnë ato. Krahas kësaj ka edhe masa ndëshkimore.

N.H. që ndodhet në karantinë në Dortmund i tha Deutsche Welles, se ai nuk është kontrolluar, por familja e respekton karantinën. „E kemi me letër nga komuna deri më 21 gusht të qëndrojmë në karantinë. Faleminderit shokëve e miqve të familjes që po kujdesen për ne.” Edhe Ilir Arifi thotë, se është i sigurtë, se prej tij nuk është infektuar njeri. “As deri tek pragu i derës nuk kam dalë.” Por sa të infektuar tjerë e mbyllin një sy, kur e dinë se nuk kontrollohen e vazhdojnë të dalin e takohen me miq pa menduar për pasojat, këtë shifër nuk e di askush./DW

Tags: distancëinfektimimaskëpandemia

TË LIDHURA

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Next Post
Pushime në Greqi, kapiteni i Manchester United përfundon në rajonin e policisë

Pushime në Greqi, kapiteni i Manchester United përfundon në rajonin e policisë

Bilanci/ Sërish numër i lartë infektimesh gjatë 24 orëve të fundit

Bilanci/ Sërish numër i lartë infektimesh gjatë 24 orëve të fundit

Skandal politik pas një darke gala mes pandemisë

Skandal politik pas një darke gala mes pandemisë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025




TË FUNDIT

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike
Aktualitet

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

by mirseda
09:32 | 26/07/2025
0

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër...

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

09:28 | 26/07/2025
Banorët e Delvinës: ‘Fatkeqësi e jashtëzakonshme, na janë djegur të gjitha, s’kemi as ujë, as drita.’”

Banorët e Delvinës: ‘Fatkeqësi e jashtëzakonshme, na janë djegur të gjitha, s’kemi as ujë, as drita.’”

09:07 | 26/07/2025
“Dita më e nxehtë sot, me temperatura deri në 43°C. Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet.”

“Dita më e nxehtë sot, me temperatura deri në 43°C. Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet.”

09:04 | 26/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

18:43 | 25/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com